Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Italianët tallen me bashkëshortin e Merkel: “Harroi Angela-n” Empty Italianët tallen me bashkëshortin e Merkel: “Harroi Angela-n”

Fri 25 Jan 2013 - 12:34
Italianët tallen me bashkëshortin e Merkel: “Harroi Angela-n” Merkel-300x168Bashkëshorti i kancelares gjermane Angela Merkel, Joachim Sauer, 63 vjeç, është vënë në epiqendër të talljeve të mediave italiane pas një interviste që ka dhënë ai për Reuters. I pyetur se cili ka qenë momenti më i lumtur në jetën e tij, ai ka thënë se ky moment ka qenë kur ra Muri i Berlinit dhe gjermanët u bashkuan.

“Zoti Merkel numëron momentet e tij të lumtura dhe harron Angelan,”, shkruajnë gazetarët e Corriere della Sera, që si italianë që janë habiten se si profesori i kimisë nuk tha se momenti më i lumtur në jetë ka qenë kur Angela Merkel i tha ‘po’ për martesë.

Gazeta gjermane Bild I ka ardhur në ndihmë bashkëshortit të Merkel duke shkruar se gjermanëve nuk u bën aspak përshtypje një përgjigje e tillë.
“Tani, në udhëtimin tjetër për në Itali, profesori i turpshëm duhet të rregullojë reputacionin e tij si kavalier. Ose të paktën t’u shpjegojë miqve të tij se në veri të Alpeve, zemra mbahet kryesisht në krahun e majtë të kraharorit dhe jo në gjuhë…”, shkruan ndër të tjera Bild./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi