- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Kreu i BDI-së harroi Kosovën dhe UÇK-në?!
Tue 28 May 2013 - 14:36
Kur në vitin 2010 u paraqit afera me “Dosjet” në Maqedoni që kishin të bëjnë drejtpërsëdrejti me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, dajën e tij Fazli Veliu, dhe bashkëpartiakun Musa Xhaferi, pati reaguar thuajse i gjithë spektri politik në Kosovë, të cilët “Dosjet” i konsideronin se bëheshin për diskreditim e UÇK-së dhe figurave të saj. Sidomos në mbrojtje të fuqishme të figurave të luftës së drejtë në Maqedoni folën ish-Komandantët dhe funksionarët e lartë të PDK-së: Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe Nait Hasani.
Policia e EULEX-it në bashkëpunim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), arrestuan pesë persona. Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e cenimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skenderajt).
Kështu më pas, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-komandantëve të UÇK-së Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Shtilli -truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Gecit, Sahit Jashari, Ismet Haxhes, e disa të tjerëve.
Dje u organizuan protesta masive në Prishtinë në mbrojtje të ish-Komandantëve të UÇK-së dhe luftën e drejtë të saj, dhe kundër EULEX-it.
Duke patur parasysh faktin se të gjithë keta janë bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të cilët ishin të kyçur në lëvizje të njëjtë është simptomatike se pse tani këta funksionarë të BDI-së nga Maqedonia nuk kanë reaguar lidhur me arrestimet e fundit të ish-Komandantëve të UÇK-së në Kosovë, për të cilët opinioni është i shqetësuar se bëhen për ta njollosur luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe figurave të saj./Almakos

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi