Pranga të atit, harroi të birin në makinë në 38 gradë celsius
Tue 3 Jul 2012 - 13:38
Në pranga përfundoi 31-vjeçari Kenneth Robinson nga Kentucky, i cili kishte harruar të birin 2-vjeçar në makinë për plot dy orë. Për fat të mirë, fëmijën e pa një koleg i tij, i cili lajmëroi menjëherë ndihmën e shpejtë.
Robinson u nis për në punë, por me vete mori edhe të birin, Brady, të cilin do ta çonte për në kopsht. Por mesa duket, gjatë rrugës harroi që kishte djalin në makinë, dhe u nis drejt e në punë. Vogëlushin e la brenda në makinë, të lidhur në ndenjësen enkas për fëmijë.
Ngjarja ndodhi në Londër. 2-vjeçari mbeti i lidhur për të paktën dy orë, brenda në makinë, ku temperatura ishte 38 gradë celsius.
Pasi e nxorën nga makina, vogëlushi nuk i kishte humbur ndjenjat, por ishte skuqur gjak. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku qëndroi plot 24 orë, me qëllim që mjekët të siguroheshin se ishte mirë me shëndet. Sipas burimeve të policisë, po të kishte qëndruar dhe gjysmë ore më shumë në makinë, situata do të ishte shumë më serioze. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi