Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fshati që jeton në -70 gradë celsius Empty Fshati që jeton në -70 gradë celsius

Thu 7 Feb 2013 - 18:56
Fshati që jeton në -70 gradë celsius 25-300x168Muaji janar ka sjellë disa ditë të ftohta në Evropë dhe në të gjithë Hemisferën e Veriut, por temperaturat e këtij dimri nuk janë asgjë krahasuar me të ftohtin që përjeton Oimiakoni.

Një fshat me rreth 500 banorë, i pozicionuar në verilindje të Federatës Ruse, ky vendbanim është i pari në listën e vendbanimeve më të ftohta të banuara në botë, me temperaturat që janë edhe më të ulëta se në Polin e Veriut, shkruan krokodili.com.

Aq e ftohtë është klima në këtë zonë të banuar të Jakutias (emri i krahinës), sa temperaturat prej -40 gradësh, në muajin janar, do të konsideroheshin si “tepër të ngrohta”.
Në fakt, Oimiakoni është mësuar që të mbyllë shkollat, dhe kjo prej faktit se oksigjeni fillon bëhet i lëngshëm, në -55 gradë, ndërsa janari ka temperaturatë zakonshme midis -50-60 gradë.

Në këtë fshat është regjistruar edhe temperatura më e ulët në një zonë të banuar, prej -71,8 gradësh, e cila tejkalohet vetëm nga rekordi absolut prej -89 gradësh në Antarktidë.

Jeta për banorët e Oimiakonit, siç mund të imagjinohet është e vështirë, me banorët që janë të detyruar të sigurojnë ushqimin vjetor në tre muajt e ngrohtë të verës, ku temperatura, për shkak të karakteristikave të klimës ekstreme subarktike, arrin deri në 30-35 gradë nën zero.

Megjithatë, në një vit, shtatë muaj kalojnë të ngrirë, ndërsa drita e diellit kufizohet në vetëm tre orë dimër dhe zgjatet në 21 orë në verë.

Banorët, të vizituar nga një grup fotografësh evropianë, treguan se jetesa në dimër bëhet e mundur vetëm prej ujërave termale, që sigurojnë ujë të rrjedhshëm dhe të pijshëm në çdo periudhë të vitit, ndërsa treguan se për ta, gjëja më e vështirë është të varrosin një person që ndërron jetë në dimër, pasi për shkak të trashësisë së akullit dhe riformimit të menjëhershëm të tij pas thyerjes, duhen deri në tre ditë punë të vazhdueshme për të hapur një gropë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi