Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kreu i BFI-së uron besimtarët myslimanë për Ramazanin Empty Kreu i BFI-së uron besimtarët myslimanë për Ramazanin

Sun 7 Jul 2013 - 17:48
Urimi me rastin e muajt të Ramazanit, të plotë e keni më poshtë:

“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton këtë muaj, le të agjëroj…” ( Suretul Bekare: 185)

Kemi nder dhe kënaqësi të veçantë që me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të agjërimit, i cili sipas kalendarit Islamik për vitin 2013 fillon më 09 korrik ( e martë), Juve dhe përmes Jush të gjithë besimtarëve t’ua uroj muajin e Madhërishëm të agjërimit, me shpresë që ky muaj të ripërtërijë besimin, mendimin, shoqërinë islame dhe konceptin e unitetit të mbarë myslimanëve anembanë globit!

Uroj të gjithë besimtarëve të besimit islam, në vendlindje, diasporë dhe mbarë shoqërisë myslimane muajin e adhurimit dhe përkushtimit ndaj Allahut, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë, shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Përgjithmonë Qoftë mbi ju Bekimi dhe Mëshira e Pashterrshme e Allahut Fuqiplotë.

Ju qoftë për hajr Muaji i Madhërishëm i Ramazanit!

Me shumë kënaqësi dhe respekt,

Reisul-Ulema i BFI-së

H. Sulejman ef. Rexhepi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi