Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Besimtarët myslimanë falen për Bajramin  Empty Besimtarët myslimanë falen për Bajramin

Thu 25 Oct 2012 - 10:25
Besimtarët myslimanë falen për Bajramin  Kurban-bajrami-tirane

Besimtarët myslimanë në gjithë Shqipërinë mëngjesin e së enjtes kanë kryer ritet e ditës së Kurban Bajramit.

Kjo ditë simbolizon dashurinë, respektin dhe nënshtrimin ndaj porosive hyjnore. Festa e ka zanafillen te sakrifica që Ibrahimi besimtar do t’i bënte Zotit nëpërmjet djalit të tij Ismail, të cilin zoti e shpëtoi.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, me mijëra besimtarë kanë dëgjuar predikimin e klerikëve me rastin e kësaj feste tepër të rëndësishme në kalendarin fetar islam.

Kjo festë fton të gjithë besimtarët të jenë të arsyeshëm, të reflektojnë kthimin e sinqertë në parimet e Fesë Islame, të kultivojnë vlera humane dhe njerëzore ndaj të gjithëve, me theks të veçantë ndaj të afërmve, fqinjëve dhe ndaj gjithë atyre që kanë nevojë.

Festa e Kurban Bajramit paraqet në mënyrë simbolike sakrificën, përkatësisht kurbanin. Me pas besimtarët janë kthyer në banesat e tyre për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve.

Kreu i Komunitetit Mysliman uron besimtarët
Një ditë më parë, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça uroi shqiptarët, duke i ftuar ata që të afohen më shumë me njëri-tjetrin në këtë ditë të madhe.

“Të nderuar besimtarë kudo që ndodheni, ju përshëndes dhe ju uroj nga zemra gëzuar e për shumë vjet festën e Kurban Bajramit, që këtë vit përkon me 100-vjetorin e pavarësisë. Me urdhërin e kurbanit përfaqësohet përkushtimi ndaj Zotit të madhërishëm. Kjo festë e madhe të trokasë në derën e çdo shtëpie dhe të sjellë paqe e harmoni. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, deklaroi Muça.

Nishani uron besimtarët myslimanë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar të enjten besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Nishani është shprehur se, Kurban Bajrami është një moment solemn për çdo besimtar mysliman dhe ka uruar për sa më shumë begati në familjet e tyre.

“Urimet më të ngrohta e të ndjera për mbarësi, mirësi dhe begati në familje”, ka uruar kryetari i shtetit.

AK: Festa e Bajramit të mos keqpërdoret

Edhe Aleanca Kuqezi ka uruar besimtarët shqiptarë, por veç kësaj ka kërkuar nga forcat politike që të mos keqpërdorin për qëllimet e tyre këtë festë.

“Kjo ditë duhet të jetë e bekuar për qytetarët. Apelojmë që politika të mos keqpërdorë festat fetare”, ka deklaruar Aleanca Kuqezi.

Duke kërkuar që politikanët të mbahen larg ekraneve dhe mediave, AK ka theksuar se, nuk është aspak etik rituali i shtetit me fenë.

“Kurban Bajrami është dita e besimtarëve, jo e mëkatarëve”, ka thënë më tej grupimi i drejtuar nga Kreshnik Spahiu.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi