- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Zvicër, besimtarët falin Kurban Bajramin
Thu 18 Oct 2012 - 20:03
Në mungesë të hapësirave adekuate për falje, Bashkësia myslimane e kësaj qyteze të kantonit Vaud i është drejtuar Kishës evangjeliste të reformuar për të kërkuar hapësirë për faljen e Kurban Bajramit të besimtarëve myslimanë, njofton e përditshmja “20 Minutes”.
Këshilli sinodal i Kishës e ka pranuar këtë kërkesë atipike, përpos dy letrash proteste që ata i kanë marrë nga besimtarët e tyre. Sipas priftit protestant, Laurent Zumstein, “të refuzosh ta presësh atë, i cili ka nevojë, është të mos jesh në harmoni me Ungjillin”.
Nga ana e myslimanëve, përfaqësuesi i këtij komuniteti në Payerne, Mehdi Shahini, pohon të ketë dëgjuar po ashtu vërejtje nga ana e besimtarëve myslimanë, porse “ata janë të paktë”, ka thënë ai.
Për imamin e Gjenevës, Soufiane Mhedjiri, “islami nuk ua ndalon besimtarëve të falen në kishë, me kusht që të mos kenë hapësirë tjetër ku të falen dhe se vendi të mos ketë statuja fetare”.
Në këtë rast, kisha protestante i përmbush këto kritere. /albinfo/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi