Ritet që si dinit për Bajramin, shpendët s’bëhen kurban
Wed 24 Oct 2012 - 15:12
TIRANE- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nëpërmjet një broshure të publikuar enkas për festën e Kurban Bajramit, simboli i heroizmit, sakrificës dhe bindjes shpjegon të gjitha ritet e kësaj feste, që nga përkufizimi i saj e deri tek therja e mishit të kurbanit e mënyra e shpërndarjes së tij.
“Kurban, në kuptimin gjuhësor do të thotë afrim. Në terminologjinë islame ka kuptimin të therësh një kafshë të përshtatshme sipas kushteve të caktuara me qëllim adhurimi”, thuhet në këtë botim special të KMSH-së, ndërsa nënvizohet se “Therja e kurbanit është një detyrë rigoroze fetre për besimtarët e rritur dhe të pasur.
Për sa i përket vlerave që ka therja e kurbanit sqarohet se, “Kurbani është shprehje e heroizmit, sakrificës dhe bindjes së njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit, ndërsa rrit shpirtin bindës ndaj Allahut dhe kryen rolin e afrimit të njeriut me Krijuesin. Ai mbjell në shoqëri shpirtin vëllazëror, bashkëpunimin, ndihmesën dhe shpirtin e sakrificës, ndihmon në zhvillimin e barazisë në shoqëri dhe ndikon në kalimin e hendekut midis shtresave të ndryshme shoqërore, duke i nxitur ata drejt bashkëpunimit. Gjithashtu nga ana tjetër kurbani e mëson njeriun e pasur të japë nga pasuria e tij për të fituar kënaqësinë e Zotit”.
Në Shqipëri përgjithësisht therja e kurbanit praktikohet si me gjedhët por edhe me shpendët, ndërsa në këtë botim përcaktohet qartë kategoria e kafshëve për kurban dhe nuk përfshihen shpendët.
Dijetarët islamë kanë këshilluar që është mirë që mishi të ndahet në tre pjesë, ku një pjesë të vecohet për pjesëtarët e familjes, një pjesë tu shpërndahet të varfërve dhe një pjesë tu jepet fqinjëve ose të afërmve.
Kafshët që bëhen kurban
Këto kafshë ndahen në tre grupe: berrat, gjedhët dhe devetë.
Në kategorinë e berrave hyjnë: dashi e delja, cjapi e dhia, që e kanë kaluar një vit moshë, përjashtim bën berri më pak se një vit (mbi 6 muaj)
Në kategorinë e gjedhit hyjnë: kau, demi dhe lopa që i kanë mbushur dy vjet.
Në kategorinë e tretë bën pjesë deveja, e cila ka mbi 5 vjet.
/ma.ar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi