- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Hillary Clinton uron besimtarët myslimanë të Kosovës Fiter Bajramin
Sun 19 Aug 2012 - 16:00
Sekretarja e Shtetit Amerikanë, Hillary Clinotn uron besimtarët myslimanë të Kosovës për Fiter Bajramin.
Diplomatja amerikane, ndoshta një nga mikeshat më të forta të kombit shqiptarë, ku ajo si dhe bashkëshorti i saj, Bill Clinton dhanë kontributin e tyre maksimal për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi.
Në një letër urimi dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, për Fiter Bajramin, z. Enver Hoxhaj, Sekretarja e Shtetit Amerikanë shprehet: “Meqë jemi në përfundim të Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit dhe lutjeve për myslimanët në gjithë botën, kam kënaqësinë të uroj të gjithë myslimanët për një Bajram me gëzime dhe paqe”.
Ajo nuk lë pa theksuar dhe faktin se festat fetare janë një nga “hallkat” kyçe që lidhin dhe bashkojnë besimtarët e të njëjtës fe më shumë, duke nënvizuar për festën e Bajramit për myslimanët e Kosovës dhe të SHBA-ve si dhe traditat e tyre të pasura.
“Në kohë me ndryshime dhe pasiguri, festimi i këtyre vlerave të përbashkëta na bashkon dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit të shtuar dhe mirëkuptim ndërkulturor”, thuhet në letër urimin.Clinton ndër të tjerash ka theksuar se me festimin e Fiter Bajramit, promovohen vlerat, kontributi i individëve, vizioni i përbashkët, respekti i ndërsjellët midis komuniteteve myslimane në botë, pasi kështu mund të ecet përpara duke krijuar një epokë të re të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për të gjithë njerëzit.
“Në emër të të gjithë neve në Departamentin e Shtetit Amerikan, iu uroj festën e Bajramit”, përfundon letër urimin e saj Sekretarja e Shtetit Amerikanë Hillary Clinotn./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi