Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hillary Clinton mbështet bashkëshortin. Pro martesave të homoseksualëve Empty Hillary Clinton mbështet bashkëshortin. Pro martesave të homoseksualëve

Tue 19 Mar 2013 - 3:58
Hillary Clinton mbështet bashkëshortin. Pro martesave të homoseksualëve HILATYSHBA- Ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan, Hillary Clinton, e cila mund të synojë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, mbështet martesat midis së njëjtës gjini. Ish-sekretarja për gjatë 4 vite nw postin e diplomates më e lartë amerikane e ka pas shtyrë këtë grupim, gay-i, lesbiket dhe transeksualë (LGBT). Ajo gjithmonë ka konsideruar se ato duhet të kishin të drejta të barabarta me njerëzit e tjerë, por nuk ishte shprehur për martesat midis të njëjtit seks.

"LGBT amerikanë janë kolegët tanë, mësuesit tanë, ushtarët tanë, miqtë tanë, të dashurit tanë. Dhe ata janë qytetarë me të drejta të plota dhe të barabartë me ne. Kjo përfshin martesën. Kjo është arsyeja pse unë e mbështes martesën për çiftet lesbike dhe homoseksual. Unë e mbështes atë personalisht, dhe si një çështje të politikës dhe ligjit, mishëruar në një përpjekje të gjerë për të avancuar barazinë",- ka thënë ajo.

Ky vendim ka ardhur vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj, ish-presidenti amerikan, Bill Klinton i kërkoi Gjykatës së Lartë të hedh poshtë një projektligj, i nënshkruar më 1996-ën, ku martesa përkufizohej si bashkim mes një burri dhe një gruaje, duke e quajtur atë diskriminues.

Clinton dha dorëheqjen më 1 shkurt, duke u shprehur se nuk do të merrej më me politikë. Por sondazhet tregojnë se nëse ajo do të jetë kandidatja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2016-ën, ajo do të ketë një avantazh mbi çdo kandidat tjetër.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi