- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Obama, pro martesave gej..
Fri 11 May 2012 - 10:53
Barack Obama është bërë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të flet hapur në favor të martesës mes të njëjtit seks. Obama, në një intervistë për “ABC News”, është shprehur se “martesa e çifteve të të njëjtit seks duhet të lejohet”.
Gjashtë shtete në SHBA, kanë aprovuar deri tani lejimin e martesave gej. Ndryshe nga Obama, rivali i tij për garën presidenciale Mitt Romney ka një mendim të kundër për këtë çështje.
Obama u shpreh se pozicioni i tij për martesat e të njëjtit seks është shtjelluar ndër vite gjatë bisedave me miq, familjarët dhe fqinjët. Ai citoi ndikimin e anëtarëve të stafit të tij, të cilët kanë marrëdhënie me partnerë të të njëjtit seks dhe që po rrisin fëmijë së bashku.
Romney ka rikonfirmuar kundërshtimin e fortë të martesës gej. Qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë për këtë çështje u qartësua edhe me deklaratën e zv.presidentit Joe Biden, besimtar katolik, i cili tha se ndihej rehat me martesave burrë me burrë dhe grua me grua.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi