Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Francë, feja e bashkuar kundër martesave gay  Empty Francë, feja e bashkuar kundër martesave gay

Fri 19 Oct 2012 - 9:15
Francë, feja e bashkuar kundër martesave gay  Rabin-france

Sulm i përbashkët nga ana e tre feve të mëdha abrahamike kundër ligjit të ardhshëm që synon miratimin e martesave dhe adoptimeve gay në Francë.

Pas Kristianëve(Katolikë, Orthodoksë, Protestantë) dhe myslimanëve, ka dalë kundër edhe bota hebraike.

Inati i sinagogave ndaj projektit mbi ligjin të sponsorizuar nga Presidenti i Francës, Fransua Holland është treguar në vecanti edhe në një letër të hapur nga rabini i madh i Francës, Gilles Bernheim.

Pak ditë më parë u bë e ditur se në Francë, në të gjithë dokumentet ligjore, përfshirë dhe certifikatat e lindjes, përcaktimet “nënë dhe baba” do të zëvendësohen me prind një dhe prind dy.

Ky ishte propozimi i qeverisë socialiste të Fransua Holland. Një masë kjo që bën pjesë në një projekt më të gjerë, i cili do të legalizojë martesat mes homoseksualëve dhe do t'u japë të drejtën cifteve gay që të adoptojnë fëmijë.

Propozimi i qeverisë indinjoi kishën dhe një pjesë të francezëve, sipas të cilëve një masë e tillë duhet të konsultohet me popullin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi