Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kleri fetar shqiptar: Jemi kundër martesave mes homoseksualëve Empty Kleri fetar shqiptar: Jemi kundër martesave mes homoseksualëve

Sat 26 Oct 2013 - 23:22
Kleri fetar shqiptar: Jemi kundër martesave mes homoseksualëve Thumbnail.php?file=kleri_fetar_860681648
Për komunitetet kryesore fetare në vend, propozimi i “Avokatit të Popullit” është absurd dhe i papranueshëm. Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman, Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse thonë se vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim të palëkundër, ndaj çdo nisme të tillë, ashtu si në vitin 2009-ë, kur idenë e hodhi edhe ish-kryeministri Berisha. “Unë nuk e di propozimin konkret, por ne si komunitetet jemi kategorikisht kundër kësaj. Martesa të tilla janë kundër natyrës njerëzore, janë kundër vetë jetës, ndaj asnjëherë nuk do të kenë mirëkuptimin tonë. Pas lejimit të martesës, ata do të kërkojnë edhe birësimet e fëmijëve, dhe pastaj do të kërkohet edhe një ligj i tillë. Ne nuk lëshojmë pe në këtë drejtim, pasi feja jonë ka për detyrë të mbrojë familjen natyrale dhe familja natyrale është e përbërë nga një grua dhe një burrë”, - na thotë Agron Hoxha, përfaqësues i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, i cili shton që edhe nëse “Avokati i Popullit” do që ta ketë në axhendën e prioriteteve të tij këtë çështje, ajo duhet të jetë e fundit.

Po të njëjtën qëndrim mban edhe Kisha Katolike e Shqipërisë. “Kisha katolike është ekskluzivisht për martesën midis një burri dhe një gruaje. Ne nuk njohim asnjë formë tjetër lidhje në martesë dhe nuk mund të ketë forma të tjera të bashkimit të shenjtë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë familjen që për ne është e shenjtë”, - na thotë Albert Nikolla, përfaqësues i kishës katolike në vendin tonë.

Ndërsa po ashtu edhe Ortodoksët mbajnë të njëjtin qëndrim kritik ndaj martesave të të njëjtës gjini. “Kjo është një çështje e debatueshme dhe që është refuzuar nga pjesa më e madhe e vendeve të botës, kështu që qëndrimi ynë është totalisht kundër këtij propozimi. Ne jemi për vazhdimësinë natyrale të familjes dhe kjo vazhdimësi nuk mund të jetë e siguruar kur familja përbëhet nga dy burra ose dy gra. Nuk ka asnjë arsye që të na bëjë të tërhiqemi nga qëndrimet tona të bëra publike sa herë diskutohen çështje të tilla”, - na thonë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse.

Në vitin 2009, kur ish-kryeministri propozoi miratimin e një ligji për martesat gay, fetë katolike në vend u bashkuan dhe i nisën një letër të hapur qeverisë, ku i kërkonin të mos merrte një vendim të tillë në kundërshtim me ligjet e natyrës dhe parimet e fesë. /Shqiptarja/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi