Me kamxhik fetar-kundër shtetit të Kosovës
Mon 10 Jun 2013 - 22:55
Nga Arbana Xharra
“Hoxhë” Irfan Salihu është fytyra përfaqësuese e grupeve fundamentaliste islamike në Kosovë. Këto grupe numerikisht mund të jenë të vogla, por këtë e kompensojnë me zhurmën e rrezikshme që po bëjnë prej vitesh. Kosova është një vend i “përshtatshëm” për këtë lloj propagande: shteti i dobët, sistemi arsimor edhe më i dobët, shtresat e injorantëve në rritje, bashkë me varfërinë.
Deklaratat e tij fyese kundër femrave, kualifi kimi i tyre si lavire është kulmi i skandaleve. Në një mënyrë është mirë që kjo fytyrë e rrezikshme që flet në emër të islamit u bë pjesë e debatit publik. Kështu opinioni i gjerë e ka parasysh se çfarë imamësh predikojnë në xhamitë e Kosovës, fjala është kryesisht për manipulantë, të cilët çmenduritë e tyre private i ilustrojnë me “citate” arabe, të cilat shumica e shqiptarëve nuk i kupton.
Në këso situatash hoxhallarët paraqiten si interpretues të vërtetë të Kuranit, ndonëse vërehet se ata bëjnë një lexim politik dhe jo racional të librave fetarë. Ndokush mund të befasohet për të keq me këtë fenomen. Por, jo edhe ata që tash e sa vjet ballafaqohen direkt me këto rryma, ata që tashmë e kanë provuar në lëkurën e tyre dajakun e presionin. Soji i Irfanëve është i shpërndarë nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Ata nuk kanë ardhur vetvetiu, as nuk kanë pikur nga qielli, por janë avancuar nga kryeimami i Kosovës Naim Tërnava, i njohur për lojën e dyfishtë: para opinionit shtiret si tolerant, në prapaskenë favorizon imamë ekstremistë. Në secilën komunë nëpër xhamitë e Kosovës Tërnava ka emëruar imamë që kërcënojnë, që bëjnë thirrje për urrejtje. Ka edhe prej atyre që shfrytëzojnë familjen e Adem Jasharit për interesa të ideologjive të tyre, dhe në momentin që dikush nuk pajtohet me ta, të shpallin edhe gomarë, siç ka ndodhur në Malishevë: një hoxhë ekstremistë i quan gomarë politikanët lokalë.
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) nuk ka reaguar kundër këtyre devijimeve. As pas deklaratës së “hoxhë” Irfanit nuk po dëgjohet zëri racional i BIK-ut. Tërnava nuk i ka mbrojtur asnjëherë as ata të cilët janë rrezikuar nga “imamët” e tij të shpërndarë nëpër Kosovë. E ata janë po ashtu besimtarë, janë myslimanë, janë imamë, janë njohës të studimeve islame, të cilët ndihen shqiptarë e jo arabë, ata të cilët ligjërojnë në frymën e tolerancës fetare dhe të cilët të parët zyrtarisht në Kosovë e kanë ngritur zërin kundër sekteve tashmë të instaluara në Kosovë dhe fatkeqësisht nuk e kanë gjetur mbështetjen e pothuaj askujt.
Që nga paslufta sistematikisht është bërë presion ndaj tyre. Disa prej tyre janë: imami Musli Verbani nga Kaçaniku të cilit i është djegur vetura pak orë pasi kishte deklaruar brenda xhamisë së tij se “nuk lejon të futen vahabi në xhaminë e tij”. Verbani duke e ngritur zërin pa frikë ndaj këtyre grupeve, jo vetëm që nuk e gjeti mbështetjen, por edhe u shkarkua nga pozita e imamit me vendim të Tërnavës. Osman Musliu një imam tjetër në Drenas, në praninë e shumë vetave në mes të ditës në xhami është rrahur deri në alivanosje dhe i është thyer edhe dora. Njëri ndër njohësit më të mirë të çështjeve islame në Kosovë, Xhabir Hamiti, pas deklaratave që ka dhënë publikisht edhe nëpër media në mbrojtje të islamit tolerant, u ndalë nga disa persona të maskuar, të cilët e rrahën në mes të rrugës.
E kreu i BIK-ut nuk ka vakt të merret me kriminelët që rrahin në emër të fesë, sepse tashmë përkrahësit e dhunës kanë zënë vend brenda BIK-ut dhe të tillët Tërnava i ka sjell aty për të siguruar pozitën. Në mesin e tyre është edhe sot “hoxhë” Irfani. Bashkëmendimtarë të irfanave sot nuk janë vetëm disa imamë të Tërnavës, por edhe i ashtuquajturi “Forum Rinor Mysliman” (FRM) duke zgjeruar ofendimet e “hoxhës” që nga morali dolën dhe në ofendime kombëtare.
Në këtë vijë është edhe Partia Islamike “Bashkohu”, njëri nga prijësit e së secilës në vitin 2009 është kapur duke fshehur armë në pyll në kufi me Serbinë, ndërsa udhëheqësi tjetër i kësaj partie, Fuad Ramiqi, kërcënon haptazi ata që nuk pajtohen me kërkesat e tij. E të gjithë këta përkrahës të “hoxhë” Irfanit më e pakta që mund të mendojnë është se femrat e Kosovës janë lavire. Sporti i tyre i përditshëm janë ofendimet dhe kërcënimet, predikimet urrejtëse dhe ambiciet e shtuara për t’u bërë pjesë e skenës politike dhe për të formësuar shoqërinë sipas përfytyrimeve të tyre sektare dhe obskure. Nuk është dita larg kur irfanët do të kërkojnë edhe mbytjen me gurë të “lavireve të Kosovës”.gazetatema
- Kushtrimi4Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19845
Hobi : fudball
Vendndodhja : linc ne austri
Anetaresuar : 15/01/2011
Re: Me kamxhik fetar-kundër shtetit të Kosovës
Mon 10 Jun 2013 - 23:10
ende po meresh me ket hoxhen te nderuar ti anna maria
- AbdulgafuriV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 45
Postime : 1419
Hobi : futbolli
Vendndodhja : kastriot
Anetaresuar : 10/05/2012
Re: Me kamxhik fetar-kundër shtetit të Kosovës
Tue 11 Jun 2013 - 0:33
tash ne vend te Dr Shefqetit e paskan vendos Irfanin sa qudi sa shpejt ua ndrrojne vendin njerzve keta hahahahha.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi