Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arabët "harrojnë" Ramazanin, sfilatë me supermakina Empty Arabët "harrojnë" Ramazanin, sfilatë me supermakina

Thu 25 Jul 2013 - 15:43
Parada vjetore e supermakinave të mbuluara me kadife dhe krom. Lamborgini-t, Ferrarit dhe Bugatti-t më të shtrenjta për arabët Luela Myftari -Ferrari që nuk ia vlen më të quhen të tillë. Kështu e ka nisur shkrimin Daily Mail për paradën më të shtrenjtë të ndodhur ndonjëherë. E përditshmja londineze ka bërë një lojë fjalësh në të cilën makinat Ferrari i quan Fur-rari. Në shqip kjo do të përkthehej makinat “gëzof-ari”. Në Londër është zhvilluar këtë fundjavë parakalimi i makinave më të shtrenjta në botë. Pronarët e tyre rezultojnë të jenë pothuajse të gjithë arabë. Një ndër makinat e vlerësuara më shtrenjtë tre ditë më parë u shpall Bugatti Veyron. Ky mjet transporti kap një vlerë prej 1.6 milion paund dhe ka një shpejtësi maksimale prej 250 mph. Sipas ekspertëve të kësaj fushe, makina që me siguri i ka bërë të gjithë të kthejnë kokën ka qenë Ferrari 599. Ka kaluar para tre ditësh në sheshin Sloane në Londër dhe në fakt, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve. Ishte e veshur me një lloj kadifeje të zezë, gati – gati gëzof, shumë të shtrenjtë. Dhe nëse për një moment kjo copë do të spërkatej me baltë, asnjë lavazh ndoshta nuk do ta merrte përsipër ta pastronte. Çdo pëllëmbë e një Ferrari të tillë duhet shkumuar dhe larë me një kujdes që me siguri kushton shumë. Kostoja e një makine si kjo llogaritet të jetë fillimisht 212.000 paund, por e modifikuar dhe e përshtatur me shijet e sudetaje per të pasurve mund ta rrisë çmimin deri në 300 apo 400 %. E duke qenë se kjo Ferrari, që mund edhe ta quani Gëzof-ari, është e dizenjuar sipas shijes së të zotit multibiliarder, e merrni me mend se sa mund ta ketë koston. Pronari është një njeri shumë i pasur në Lindjes së Mesme, i cili ka shëtitur me këtë makinë në Londër dhe është parë duke ndihmuar të dashurën e tij për të bërë ca pazar luksoz. Daily Mail e ka konsideruar shëtitjen e pasanikut si një arratisje spektakolare nga ligjet konservative dhe zakonet shoqërore në vendet arabe, ku muaji i Ramazanit nuk duket se do të ofrojë gjë tjetër veçse një muaj të shenjtë agjërimi dhe shumë vapë. Dhe dy ditë përpara se të fillojë agjërimi në vendet e tyre, të rinjtë e pasur që duan t’i shpëtojnë një vere të nxehtë dhe sakrifikuese zgjedhin të zbarkojnë në Londër, aty tek dyqanet e shtrenjta, ku mund të shëtisin me supermakinat e tyre. Dhe kështu ka qenë këtë fundjavë. Në rrugët përreth hoteleve luksoze të parkut Lane dhe dyqaneve të shtresës së lartë Knightsbridge kanë zbarkuar supermakinat. Pritet që edhe më tej, gjatë këtij muaji, kjo zonë e Londrës të mirëpresë edhe makina të tjera si Lamborghini, Bugatti, McLarens, Koenigsegg, Pagani, Saleen dhe marka të tjera që rrallëherë i sheh të lëvizin në ndonjë vend tjetër të gjitha së bashku. Ajo që është vënë re deri më tani në rrugicat e pasura të Londrës është fakti se targat e këtyre makinave janë kryesisht arabe. Shumica vijnë nga Katari, Dubai, Arabia Saudite dhe Kuvajti. Ato vijnë pothuajse gjithnjë në Londër dhe kjo ndodh më së shumti në muajin e Ramazanit. Këto supermakina lëvizin në Britani të Madhe për vetëm disa javë dhe nuk janë të regjistruara, pasi çdo automjet i huaj në Britani, duhet të regjistrohet nëse kalon më tepër se gjashtë muaj në këtë vend. Ardhja e tyre tërheq edhe makina të tjera, ndoshta më pak të shtrenjta. Kjo zonë, për shkak të arabëve të pasur, që dëshirojnë t’i largohen kulturës së tyre në muajin e Ramazanit për të rrëfyer plot vulgaritet pasurinë e tyre të majme, sjell me vete edhe shumë personazhe të njohur dhe fotografë. Këta të fundit kanë më shumë punë se kurrë këtë kohë. Megjithatë, pushtimi arab nuk është vetëm një lajm i mirë. Ndoshta për dyqanet e shtrenjta muaji i Ramazanit dhe pushtimi arab mund të jetë shumë dobiprurës, por për vendasit mendohet të ketë probleme. Njëri ndër problemet është zhurma. Këto supermakina kanë një gjëmim ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë. Garat për të rënë në sy mes arabëve dhe vendasve nuk do të kursejnë lëvizjen e tyre as ditën dhe as natën. Gjatë muajit të Ramazanit, afërsisht 80 përqind e të regjistruarve në hotelet më të shtrenjtë të Londrës janë nga shtetet arabe. E pavarësisht se sa vulgar u duket ky pushtim londinezëve, ata janë në fakt, një faktor mjaft pozitiv në përfitimet e restoranteve, klubeve të natës dhe ekonominë londineze gjithashtu.

Garat plot gjëmime dhe aksidente

Edhe pse është një paradë e bukur që ditën mund të shijohet nga të gjithë, kjo kohë nuk duket e mirë për të gjithë. Nata është shumë problematike. Banorët e kësaj lagjeje të pasur në Londër kanë filluar të ankohen për zhurmat që ditën e dytë të parakalimit të supermakinave. Gjëmimi i tyre siç duket i lë pa gjumë. Dhe pa një gjumë të rehatshëm, nuk do të mund të kemi një aktivitet produktiv të nesërme. Kështu ankohet shumica e atyre që jetojnë dhe punojnë në lagjen londineze që pushtohet nga arabët e pasur çdo muaj Ramazani. Banorët janë të shqetësuar edhe nga mënyra se si ato lëvizin në këto rrugë. YouTube përmban në fakt klipe ku tregohen xhirot e rrezikshme të këtyre makinave në lagjen e pasur londineze. Një Lamborghini Aventador nuk reshte së rrëshqituri dhe xhiruari me shpejtësi rreth 130 kilometrash në një orë, vjet në po këtë lagje. Në vitin 2010, një tjetër makinë, edhe kjo një Lamborghini, gjatë xhiros së saj të shpejtë, në një garë me një supërmakinë tjetër të quajtur Knightsbridge ka shkatërruar katër makina të cilat gjendeshin të parkuara në sheshin Lowdnes. Të dy drejtuesit që vinin nga Abu Dabi janë arrestuar pas këtij aksidenti. Të gjithë në Londër mendojnë se edhe këtë muaj Ramazani do të ketë patjetër ndonjë të lënduar tjetër. Megjithatë askush, sado i pasur qoftë, nuk është mbi ligjin. Kështu kanë deklaruar forcat blu, të cilat janë në pritje që të ndjekin çdo ankesë të vendasve. Metropolitan Police tregon se oficerët janë udhëzuar për të siguruar që automjetet që vijnë nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar të jenë të siguruar dhe të mbajnë targat e tyre. Një ndër arrestimet e para që është bërë ka qenë kur një Aventador lejla me vija ngjyrë portokalli, i ardhur nga Katari, sigurisht i shndritshëm në çdo cep të tij, u konfiskua në Wilton Place. Supermakina e frymëzuar nga filmi “Tron”, pasi lëvizte në qytet e pasiguruar. Ajo kaloi 24 orë jashtë New Scotland Yard, para se t’i kthehej pronarit të saj, i cili me sa duket ka paguar një gjobë të majme. Ky auto mjet e ka kaluar natën i parkuar jashtë një bari në Mayfair, aty ku ua ka bërë.

Makina e bliceve

Një ndër makinat më të jashtëzakonshme për sytë e fotografëve përzgjedhës këtë vit ka qenë një Bugatti Veyron. E bardhë dhe me pak blu nga jashtë, kjo makinë ka qenë fokusi kryesor i fotoreporterëve. Targa tregon se Bugatti Veyron bardhë e blu ka ardhur nga Arabia Saudite dhe është vlerësuar me një shifër të jashtëzakonshme, 1.600.000 paund.  

L'Or Blanc

Madje, kjo makinë edhe është pagëzuar. Sot ajo njihet me pseudonimin L'Or Blanc, ose ari i bardhë. Automjeti në fjalë ka qenë edhe vjet në Londër. Ai ka një pamje prej porcelani delikat dhe mjaft të rafinuar të bardhë. Nëse ju shkon mendja të lyeni buzët, mos e nxirrni pasqyrën. Mund të shiheni qartësisht tek makina prej ari të bardhë.  

Lamborghini i Lorit

Një makinë tjetër që u ka bërë më shumë se përshtypje fotoreporterëve ka qenë një Huarya Pagani. Besohet që kjo makinë të jetë në pronësi të një anëtari të familjes Al-Thani, në familje plot pushtet në Katar. Pretendohet se ky automjet ka një vlerë prej 880.000 paundësh dhe konsiderohet si një flotë të vogël të importuar këtë vit nga Al-Thanis.

Huarya Pagani

Lori Hoxha është vajza e vetme që përdor një Lamborghini në Shqipëri. Supermakina e saj është në ngjyrë të bardhë, por shumë preferojnë ta quajnë si argjendurinën e Lorit. Mendohet që kjo makinë të ketë kushtuar rreth 150 mijë euro. Lamborghini iu dhurua Lorit ditën që ajo mbushi 18 vjeç. Ishte vetë nëna e saj që i dhuroi vajzës tashmë të maturuar një makinë kaq të shtrenjtë. shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi