- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Putini lyp “me i ndreq punët” me Amerikë
Tue 8 May 2012 - 20:22
e Martë, 08 Maj 2012 07:54
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin, sipas të
cilit, Rusia kërkon lidhje më të ngushta me Shtetet e Bashkuara, por nuk
do të lejojë ndërhyrjen në punët e saj. Dekreti për caktimin e
prioriteteve të politikës së jashtme, po ashtu thotë se Moska do
“garanci të qëndrueshme” se mbrojtja raketore e Shteteve të Bashkuara
nuk ka qëllime anti-ruse.
Dekreti, sipas “ora neës” thotë se Rusia synon të sjellë
bashkëpunimin me Uashingtonin “në një nivel të vërtetë strategjik”, por
“marrëdhëniet duhet të bazohen në të ndërsjellë”.
Ai po ashtu udhëzon Ministrinë e Jashtme “të ndihmojë në mënyrë
aktive” Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut që të zhvillohen si shtete të
pavarura.
Dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë kanë deklaruar pavarësinë pas luftës ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, në vitin 2008.
Putini ka bërë të hënën betimin për mandatin e tretë presidencial. Ai
ka shërbyer si president edhe në periudhën 2000-2008. Në katër vjetët e
fundit ka qenë kryeministër i Rusisë. /Indeksonline/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi