Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Putini, tani beqari më i fuqishëm i botës Empty Putini, tani beqari më i fuqishëm i botës

Sat 5 Apr 2014 - 15:14
Pothuajse pas një viti nga njoftimi i ndarjes, në një skenë në pallatin e madh të Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin dhe gruaja e tij, Lyudmila, kanë finalizuar divorcin e tyre. Dyshja ka qëndruar e martuar për 30 vjet dhe kanë dy fëmijë bashkë, edhe pse biografia e Putinit në faqen zyrtare presidenciale nuk e përmend më Lyudmila-n. Lajmi shënon ndoshta kapitullin e fundit në dramën e turbullt të jetës personale të Putinit. Thashethemet kanë qarkulluar për një kohë të gjatë lidhur me çarjen në çiftin presidencial. Kremlini e ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme këtë thashethemnajë dhe vetë Putini i ka mohuar problemet martesore, duke u treguar reporterëve se “nuk kishte asnjë fjalë të vetme të vërtetë” në këto spekulime dhe se ai i përbuzte ata që “i përdorin fantazitë e tyre erotike në jetën e të tjerëve”.

Megjithatë në qershor 2013 Putin dhe Lyudmila njoftuan vendimin e përbashkat për divorc “të qytetëruar”. Zhvillimi i fundit tregon se Putini tani është beqari më i fuqishëm i botës, një titull që plekset me personalitetin burrëror që ai ka kultivuar prej kohësh në publik.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi