Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Dashuria vret femrat 9 herë më shumë Empty Dashuria vret femrat 9 herë më shumë

Tue 8 May 2012 - 21:04
Humbja e një njeriu të dashur, apo përfundimi i një marrëdhënie dashurore është një prej arsyeve kryesore të infarkteve në botë, ndërsa femrat goditen nëntë herë më shumë nga kjo. Rezultati vjen nga një studim i publikuar në një revistë mjekësore, sipas të cilit, traumat ose tronditjet emocionale janë në gjendje që të provokojnë çrregullime të mëdha tek zemra, duke nisur nga aritmia, takikardia, luhatjet e tensionit e deri tek ndalimi i saj. Grupi mjekësor i studiuesve amerikanë tha se për vetë mënyrën se si të dyja gjinitë e përjetojnë një humbje të tillë, femrat goditen nëntë herë më shumë prej infarkteve “emocionalë”.Gjatë studimit të tyre, mjekët kanë arritur të zbulojnë edhe arsyen fiziologjike përse ndodh diçka e tillë. Një fluks i madh adrenaline, së bashku me disa lloj hormonesh të tjerë, rrisin dukshëm presionin me valvulat e zemrës, duke bërë që në disa raste ato të keqfunksionojnë.
Shumica e rasteve janë të rikuperueshme, pasi nuk bëhet fjalë për një infarkt klasik, gjatë të cilit janë arteriet ato që bllokohen. Megjithatë, në 1% të rasteve, bllokimi rezulton fatal, thuhet në studim. Gjatë vitit 2007, në SHBA, u regjistruan 6 229 raste të paraqitura në urgjencë me infarkt ose probleme të tjera në zemër, si rezultat i një trauma emocionale. Në total, vetëm 670 pacientë ishin meshkuj, ndërsa rreth 5 550 femra.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi