Feja e hebrenjve, me rrënjët në Shqipëri
Wed 9 May 2012 - 14:09
TIRANE - Një studim i 2010-ës zbuloi se, në Evropën me 800 milionë banorë, një pakicë prej 1,4 milionë janë hebrenj. Dhe në shumë vende të Evropës Juglindore, përqindja e hebrenjve është shumë më e vogël nga 15.000 në Rumani, deri në pak qindra në Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe disa dhjetëra banorë hebrenj në Kosovë.
Por, pavarësisht nga numrat e tyre, traditat e zakonet hebraike kanë mbijetuar për mijëra vjet.
Shumë hebrenj nga mbarë Evropa gjetën mbështetje e mbrojtje në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e bërë këtë vend unik në mbështetjen e dhënë për komunitetin hebre. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që doli nga Lufta e Dytë Botërore me një popullsi hebraike më të madhe sesa përpara.
Petrit Zorba, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, thotë se ka dy grupe hebrenjsh në Shqipëri; hebrenjtë me origjinë shqiptare që shkojnë e vijnë në Izrael dhe ata me origjinë hebraike që punojnë në Shqipëri në fushën e telekomunikacionit, ndërtimit e industrisë ushqimore.
Shumica e hebrenjve shqiptarë u larguan drejt Izraelit pas 1990-ës, siç bënë shumë shqiptarë që shkuan në vende të ndryshme evropiane për arsye ekonomike.
“Tendenca ka ndryshuar e ka një numër të mirë që kthehen. Ata kthehen kryesisht për arsye biznesi. Ka disa që kthehen edhe për arsye familjare sepse kanë të afërm ose lidhje në Shqipëri. Prandaj, mund të themi se tendenca tani është jo të largohen, por të kthehen në vendin tonë”.
Pavarësisht nga numrat e vegjël të tyre, besimi mbetet i rëndësishëm për ata që vazhdojnë të respektojnë traditat që datojnë prej mijëra vjetësh.
Apollon Ruben Zenuni së fundmi festoi një nga festat më të rëndësishme të Judaizmit, Darkën e Pashkës, në Tiranë me hebrenj të tjerë nga Shqipëria e rajoni. Ata u bashkuan në një restorant me hebrenj të tjerë nga Sofja e Mali i Zi.
Tryeza e Pashkës e Zenunit përfshinte bukë pa maja, të quajtur galeta, një pjatë tradicionale të Pashkës e katër gota verë. Duke qenë se praktikimi i fesë u ndalua në Shqipëri që më 1967, praktikimi i judaizmit zyrtarisht nuk ishte një alternativë për familjen e tij.
Zenuni tha se familja do të mblidhej për praktikat fetare në fshehtësi. Ai i mban mend këto praktika.
“Deri më 1968, gjyshi e gjyshja na dërgonin ushqime për Pashkë nga Izraeli. Galetat (bukën) nëna e përgatiste me pjatat e tjera … Më pas, regjimi e ndaloi atë (nuk u jepnin më pakot që vinin nga Izraeli). Nëna vazhdonte t’i përgatiste ato (galetat) vetë, në shtëpi për çdo festë”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

- DasaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3512
Hobi : Me flejt
Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
Anetaresuar : 27/04/2012
Re: Feja e hebrenjve, me rrënjët në Shqipëri
Wed 9 May 2012 - 18:32
Ja po mir ekan,amo varfria e bon te veten.
Japin pare Jahudit edhe pastaj shqiptart nuk ekan fort zor me lujt.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi