Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Luleshtrydhet, aleati femëror për një tru jetëgjatë  Empty Luleshtrydhet, aleati femëror për një tru jetëgjatë

Wed 9 May 2012 - 20:49
Një zbulim i ri për të mbajtur trurin në formë të mirë janë luleshtrydhet. Fruti i ëmbël dhe plot lëng është bërë objekt i një kërkimi shkencor në SHBA, i cili e ka etiketuar si të çmuar për ruajtjen e aftësive njohëse të trurit, sidomos atij të femrave.Meritat e flavonoideveFalë këtyre përbërësve, luleshtrydhet janë ushqimi ideal për të mbajtur trurin në formë të mirë. Flavonoidet janë substanca antioksiduese të pranishme në sasi të mëdha te
luleshtrydhet. Ato njihen për aftësinë për të ngadalësuar procesin e reduktimit gradual të aftësive njohëse të trurit, duke i garantuar atij në këtë mënyrë një jetë më të gjatë.



Studimi

Autorët e studimit janë një ekip mjekësh në Brigham and Women’s Hospital, të cilët këshillojnë konsumimin e luleshtrydheve, krahas frutave të tjera të pyllit, për të zgjatur mesatarisht me 2.5 vjet jetën e trurit. Studimi ka nisur në mes të viteve ’70 dhe ka përfshirë më shumë se 120 mijë gra të moshës 30-55 vjeçe, të cilat janë pyetur çdo katër vjet në lidhje me mënyrën e të ushqyerit, stilin e jetës dhe gjendjen shëndetësore.

Studimi ka vazhduar deri në vitet ’90, kur mbi 16 mijë gra me moshë mesatare 74 vjeç, u janë nënshtruar testeve të kujtesës çdo dy vjet.



Rezultati

Studimi ka çuar në rezultate domethënëse, të cilat janë publikuar në revistën amerikane “Annals of Neurology”. Sa më i madh konsumi i luleshtrydheve dhe frutave të pyllit, aq më jetëgjatë dhe cilësor aktiviteti cerebral.

Sipas studimit, meshkujt i gëzojnë në mënyrë më të reduktuar vlerat e luleshtrydhes.

Luleshtrydhet njihen prej kohësh për vlerat kuruese në rastet e gastriteve dhe hipertensionit. Tashmë, falë studimit në fjalë, i cili ka zgjatur 40 vjet, mund të thuhet se luleshtrydhet janë aleatet më të mira të femrave në luftën kundër degradimit të trurit. / Gazmira Ndoja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi