Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Ekspedita ne kerkim te dinosaureve ne ditet tona Empty Ekspedita ne kerkim te dinosaureve ne ditet tona

Fri 11 May 2012 - 14:06
 Ekspedita ne kerkim te dinosaureve ne ditet tona Mokele-mbembe

Eshte e vertete qe te gjithe ne ngelem te mahnitur nga efektet dixhitale shume reale te filmave Jurassic Park.

Dhe eshte e vertete qe edhe shume njerez kane menduar mundesine e nje klonimi ne nje dite ne te ardhmen te dinosaurve qe jane zhdukur ne te kaluaren.

Por po sikur dinosauret te ishin ende gjalle? Po sikur disa prej dinosaurve t'i kene mbijetuar zhdukjes dhe te jene duke jetuar me ne ne kohet e sotme?

Ashtu si eshte trajtuar edhe ne shume raste te tjera dhe ne artikuj te tjere, kohet e fundit jane zbuluar disa te dhena qe mund te vertetojne bashkeekzistencen e njeriut me dinosauret.

Per me shume se 200 vjet, raportime te rralla por shume interesante kane dale nga pyjet e dendura te Afrikes dhe Amerikes Jugore. Tribute qe jetojne ate, disa prej te cilave kane jetuar aty per mijera vjet, i njihnin krijesat e medha qe mund te pershkruhen vetem si te ngjashme me sauropodet, si apatosauri.

Tribute kishin emra per to, si jago-nini ("zhytesi gjigand"), dingonek, ol-umaina, dhe chipekwe.

Ne vitin 1913, Kapiteni Freiheer von Stein zu Lausnitz, nje eksplorues gjerman, mesoi prej Pygamies per nje krijese te frikshme qe ata e quanin mok'ele-mbembe ("ndaluesi i lumenjve").

Ky eshte perskrimi qe njerezit e tribuse dhane:
lekure e lemuar kafe ne gri
Perafersisht ne madhensine e nje elefanti, dhe te pakten sa madhesia e nje hipopotami, rreth 30 feet i gjate
kishte nje qafe te gjate dhe shume fleksibel
ushqehesh vetem me barishte pra ishte krijese vegjetariane
megjithate krijesa i vriste njerezit nese i afroheshin shume

Gjate nje ekspedite te bere per te kerkuar mok'ele-mbembe ne vitin 1980, kriptozoologu Roy Mackel dhe herpatologu James Powell u treguan njerezve qe banonin aty fotografi te kafsheve lokale, dhe ata i identifikuan te gjitha kafshet ne menyren e duhur me emrat e tyre.

Ne momentin qe atyre iu tregua nje ilustrim i nje sauropodi te madh, ata e identifikuan ate menjehere me emrin mok'ele-mbembe.

Duke lene menjane deshmite e ketyre njerezve te tribuve, (per te cilat disa skeptike kane shkruar qe ata kane qene duke u tallur me njerezit e bardhe), te dhenat e tjera te gjendura aty nga ekspedita jane shume te paketa.

Ne menyre hipotetike disa eksplorues kane gjetur gjurme jashtzakonisht shume te medha (te medha po aq sa nje frisbi), dhe e vitin 1992 nje ekspedite Japoneze thuhet se ka rreth 15 sekonda filmim te bere nga nje aeroplan ku duket nje forme e madhe qe eshte duke levizur ne uje duke lene pas nje shenje ne forme v-je. Fatkeqesisht nga ky filmim nuk u arrit te identifikohej asgje.

Ekspedita te koheve te fundit ne kerkim te mok'ele-mbembe kane vazhduar. Ato kane eksploruar rajonin Likoula te Kongos per kater jave me objektivin zyrtar te misionin si "nje hetim shkencor dhe analize te raportimeve per dinosaure qe jane akoma gjalle".

Megjithate, fatkeqesisht, ata serish u kthyen me duar bosh.

Eshte e sigurt qe ekspedita te reja padyshim qe do te vahzdojne ne kerkim te dinosaureve te gjalle./infoal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi