Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Seldi: U ndava nga Domenika, sepse abortoi fëmijën  Empty Seldi: U ndava nga Domenika, sepse abortoi fëmijën

Thu 5 Aug 2010 - 15:05

U takuam me Seldin mesditën e djeshme në një nga lokalet e kryeqytetit. Menjëherë pasi u përshëndetëm, Seldi nisi të rrëfejë tërë historinë e tij.Së pari, dua t’i kërkoj falje publike kolegut tim, mikut tim, vëllait tim, këngëtarit Sinan Hoxha, i cili ra viktimë e historisë sime famëkeqe. Së dyti, nga e gjithë kjo histori nuk më vjen keq aspak për ato çka Domenika trillon dhe shpif në lidhje me preferencat e mia seksuale, përmes fotove të sajuara. E vetmja gjë për të cilën më vjen vërtetë shumë keq (diçka që Domenika nuk ja ka treguar publikut), është që ajo më preu ëndrrën për të qenë baba, duke abortuar fëmijën tim. Kjo ishte e vetmja arsye pse unë e lashë Domenikën, dhe jo historia që trilloi ajo mbrapa për hakmarrje.
Mund të na e rrëfesh edhe një herë të gjithë historinë në mënyrë të detajuar… Domi tha se ti hyre në “Big Brother” me paramendimin për t’u lidhur… Ç’mund të na thoni tjetër sa i përket fëmijës? Nga e more vesh ti këtë lajm? Si ta tha Domi që e kishte abortuar?

Unë kam 14 vjet që studioj për muzikë dhe së shpejti diplomohem në Akademinë e Arteve, për kanto. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë që të bëhesha një këngëtar i famshëm. “Big Brother”-in e kam parë gjithmonë si një trampolinë që do të më shërbente në karrierën time në të ardhmen, dhe kurrsesi nuk kam hyr në këtë reality show për të krijuar një lidhje, pasi ajo nuk do të më shërbente fare në karrierë, madje përkundrazi, edhe mund të më pengonte. Por, ja që zemra nuk komandohet dhe unë rashë në dashuri me Domenikën, ndonëse e dija që s’do të më shërbente për kurrgjë në karrierë. Ndërmjet mendjes dhe zemrës, unë zgjodha këtë të fundit, pavarësisht faktit që nuk isha i sigurt për ndjenjat e saj karshi meje, sikundër dyshonin dhe të gjithë banorët e tjerë. Pasi dolëm nga “Big Brother”, filluam të bashkëjetonim në shtëpinë e Domenikës dhe jo në timen. Megjithëse tradita shqiptare e do që gruaja të jetojë në shtëpinë e burrit, unë përsëri realizova dëshirën e Domenikës duke dalë jashtë vetes sime. Dy javët e para të bashkëjetesës ishin të shkëlqyera, më pas filluan konfliktet e para… Gjithçka mori fill kur unë i tregova Domit se në planet e mia të afërta ishte realizimi i një videoklipin, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i karrierës sime si këngëtar me koncerte të ndryshme. Madje, i tregova që sapo më kishte ardhur një ftesë për koncert. Me ta marrë vesh këtë gjë, që mua më filluan ofertat, Domi filloi të thurte plane si e si që unë të mos këndoja. Arsyen unë nuk e kam kuptuar ende edhe sot. Më pas, filluam të grindeshim. Nuk e di pse, por ditët e fundit Domenika filloi të grindej përherë e më shumë. Ende nuk e di pse ndodhte kjo, as vetë s’e kam kuptuar asnjëherë. Gjithë kohën ishte me nerva, asnjëherë nuk ishte e gëzuar. Një ditë të bukur më thotë që kishte bërë testin e shtatzënisë dhe kishte dalë pozitiv. Unë në fakt nuk e besova dhe në këtë moment ajo më tha: “hajde shkojmë në farmaci, marrim testin dhe bëjmë provën në syrin tënd”. Shkuam bashkë në farmaci, morëm testin e shtatzënisë, e bëri në syrin tim dhe vërtet kishte mbetur shtatzënë. Unë u gëzova shumë, Domenika filloi të qante… Këtë nuk e kuptova dhe për të qenë i sinqertë nuk më erdhi mirë. Pastaj, me kalimin e kohës, Domenika filloi të nxirrte pretekste: “ne jemi të rinj, unë nuk dua që të kem një fëmijë, nuk dua ta mbyll jetën që tani, kam karrierën përpara, do ikim në Itali…”, e gjëra të tjera të këtij lloji. E gjitha kjo në një kohë që unë e doja vërtetë fëmijën… Si përfundim, pas disa ditëve sherr, unë largohem nga Tirana për të vizituar disa njerëzit e mi. Kur kthehem të nesërmen, Domenika më thotë që “unë e hoqa fëmijën”. Automatikisht nga ai moment unë kam shkëputur çdo lidhje me Domenikën, dmth u ndava, pasi aty e kuptova që përderisa nuk donte fëmijën, nuk më donte as mua. Në “Big Brother” më kishte thënë gjëra krejt të tjera, ndërsa jashtë s’po bënte asgjë nga ato. Si përfundim, pra, u ndava nga Domi dhe pas një jave, ajo më merr ne telefon dhe më thotë që “dua të të takoj”. U takuam dhe i thashë që “mes nesh gjithçka ka marrë fund, sepse t’i abortove fëmijën tonë”, dhe ajo më tha: “ok, të mos flasim më për të shkuarën tonë… E vetmja gjë që do të kërkoj është që të mos e marrin vesh gazetarët dhe banorët e tjerë, sepse s’dua t’jua bëjmë qejfin atyre” dhe unë i thashë që “kjo është një histori e imja personale dhe nuk kam ndërmend ta bëj publike. Kjo është diçka midis meje dhe teje, pavarësisht se ti më preve në besë dhe më preve ëndrrën në mes”. Pas dy ditësh Domenika publikoi lajmin e trilluar.
Po sa i përket fotove?
Unë vetë kam bërë foto artistike, por Sinani nuk ka qenë aty. Ato janë të gjitha foto të montuara.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi