Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Lona
Lona
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 345
<b>Hobi</b> Hobi : pune
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : askund
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 23/05/2011

Tuna: Ja pse u ndava Empty Tuna: Ja pse u ndava

Thu 14 Jul 2011 - 0:44
Altuna Sejdiu Tuna, në një intervistë për gazetën “Panorama” të Shqipërisë ka folur për shkurorëzimin e saj nga Rilind Reka dhe arsyet e saj të ndarjes nga ai.Shpeshherë me deklarata kontraverze, Tuna ka thënë se “do të bazohem në thënien se koha është ilaçi më i mirë”, përderisa nuk është lëshuar në kritika kundrejt ish burrit të saj.“Ne të dy kishim një jetë shumë dinamike. Kishim shumë mospajtime dhe para se të mbarojë dhe luga e fundit e mjaltit vendosa që mos të viktimizohem më shumë. Jemi ulur dhe kemi vendosur që të ndahemi për të mirën e të dyve”, ka thënë ajo në këtë
intervistë.Sipas saj, imazhi i bukur i një personi publik nuk e tregon edhe brendësinë e një personi dhe për këtë ajo thotë se nuk është mbrojtur nga ndonjë gjë. Ajo ka thënë se vendimin e kanë marrë të dy së bashku.“Vendimin e kemi marrë që të pasojë diçka më e bukur. Jamspontane në këtë aspekt, mbahem ashtu siç di, pasi jeta më ka mësuar të ecë me kokën lart”.Ajo ka thënë se pas ndarjes ka pasur një vakum në mes të tyre dhe se “koha është ilaçi më i mirë”.“Rilindi është një person perfekt, sado që mediat të hedhin helm, ne të dy njihemi shumë mirë. Në të ardhmen do ketë një klimë pozitive dhe për shoqëri siç ndodh tek të gjitha çiftet moderne dhe të divorcuar”.

Sa i përket martesës ajo e pranon se ishte pak naive. Sipas saj këtu kanë ndikuar edhe përrallat hollywoodiane, që kanë ndikuar paksa tek ajo.

“Për këtë arsye mendova se martesa është …., e di që herën tjetër do mendohem më mirë. Martesa është institucion deri kur në mënyrë perfekt është tek ne. Nuk mund të them se martesa si hap ishte gabim tek unë. Mësova shumë dhe jam pjekur në një mënyrë”, ka thënë ajo nga përvoja e saj e parë nën kurorë martesore.

Tuna ka folur edhe për familjen e saj duke thënë se ata nuk janë përzier shumë në jetën e saj private dhe se sipas saj ajo e ka përkrahjen e tyre, e ka pasur edhe në karrierë.
Tuna ka folur edhe për projektet duke thënë se në karrierë është duke e përkrahur nga Jellmaz Dervishi që njëherazi është dhe redaktor zbavitës në Alsat-M.

“Ai është bashkëpunëtori më i mirë i imi që kujdeset për karrierën time. Sa u përket projekteve, më shumë i financoj vetë por ka raste kur edhe bashkëpunoj me ndonjë kompani komerciale”.

Ndërkaq, edhe në këtë intervistë Tuna ka kritikuar mediat dhe portalet e ndryshme por e ka parë edhe fuqinë e tyre. Kurse pushimet Tuna tashmë i ka kryer.

“Tashmë e kam shfrytëzuar momentin dhe kam pushuar një javë në Greqi dhe një në Turqi, ku edhe isha e angazhuar me punë. Më pret një verë e nxehtë, dhe për këtë në shtator kam vendosur që me shoqërinë time të udhëtoj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me mbrëmje të çmendura në Las Vegas”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi