- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Vatikani heton abuzimet me të mitur
Sat 12 May 2012 - 10:01
Vatikani ka nisur hetimet e shtatë priftërinjve të urdhërit të Legjionit të Krishtit, të përfshirë në një skandal të abuzimit seksual me të mitur.
Në një komunikatë të raportuar nga “Associated Press” ditën e mërkurë, mësohet se të shtatë rastet po trajtohen nga departamenti i Vatikanit në lidhje me krimet seksuale.
Themeluesi i Legjionit të Krishtit, Marcial Maciel, abuzoi seksualisht shumë djem të vegjël dhe të rinj, përgjatë një periudhe prej tre dekadash.
Ai u dënua nga autoritetet meksikane dhe u syrgjynos publikisht nga Vatikani në vitin 2006, kur u zbulua skandali.
Sipas “AP”, një prej rasteve të abuzimeve të dyshuara të shtatë priftërinjve ka ndodhur së fundmi, ndërsa të tjerët shtrihen në një periudhë prej disa dhjetëra vitesh në të shkuarën.
Deri në përfundimin e hetimit, shtatë priftërinjtë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për motive të kuptueshme, do të ndalohen që të punojnë me të miturit.
Më parë, urdhëri i Legjionit të Krishtit e cilësoi rastn e Maciel si një “incident të izoluar”. Nëse do të provohet se edhe anëtarë të tjerë të urdhërit kanë qenë të përfshirë në këto vepra të turpshme, Papa Benedikti XVI mund të urdhërojë shpërbërjen e urdhërit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi