Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Emigranti: Dëshmitar në gjyq, për pak humbi familjen Empty Emigranti: Dëshmitar në gjyq, për pak humbi familjen

Sat 12 May 2012 - 20:56
Entela ResuliQeveria amerikane i dha strehim shqiptarit Edmond Demiraj dhe familjes së tij, në një rast që tërhoqi vëmendjen në Shtetet e
Bashkuara pasi çështja u paraqit deri në Gjykatën e Lartë vitin e kaluar.Zoti Demiraj kishte thënë se kishte frikë se do ta ekzekutonin nëse kthehej në Shqipëri. Firma që kishte marrë përsipër mbrojtjen e kësaj
çështjeje, Orrick, Herrington&Sutcliffe e bëri të ditur lajmin përmes një deklarate, – shkruante dje Zëri i Amerikës.Ngjarja në ‘Apelin’ e SHBADemiraj kishte rënë dakord të dëshmonte kundër një kryetari bande shqiptar, Bill Bedini, i akuzuar për trafik njerëzor para një dekade, në këmbim të një premtimi nga prokurorët federalë që Demirajt dhe familjes së tij t’i garantohej siguria dhe t’i jepej Karta e Gjelbër e qëndrimit të përhershëm. Por kur Bedini la Shtetet e Bashkuara para gjyqit, autoritetet e deportuan zotin Demiraj në Shqipëri.

Sipas një vendimi të Gjykatës amerikane të Apelit dhe dokumentave të gjykatës të vitit 2011, atje Bedini e rrëmbeu Demirajn, e rrahu dhe e qëlloi me armë zjarri. Plumbi pothuajse preku veshkat.



Ndarja e familjes Demiraj

Zëri i Amerikës raporton se zoti Demiraj u kthye në Shtetet e Bashkuara ku iu dha leje e përkohshme qëndrimi, por autoritetet dhanë urdhër që gruaja e tij Rudina dhe i biri Rediol, që ishin në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2000 në mënyrë të paligjshme, të deportoheshin për në Shqipëri.

Këtu nisi kaluari gjyqësor i familjes shqiptare. Një juriste në Departamentin e Drejtësisë dha e para alarmin. Gjykata amerikane e Apelit kishte rënë ndërkohë dakord që Rudina dhe Redioli rrezikoheshin. Me dokumentin e Apelit në dorë ata të dy i paraqitën një apel Gjykatës së Lartë.



Shoqëria civile, shpëtimtare

Rasti i familjes Demiraj u mbështet nga organizata të të drejtave të njeriut, profesorë të së drejtës dhe reth 40 ish-zyrtarë të rendit, përfshirë Dick Thornburgh që ishte prokuror i përgjithshëm në administratat e Presidentëve Ronald Reagan dhe George Bush, i vjetri.

Më në fund, shteti amerikan vendosi bashkimin dhe mbrojtjen e familjes. “Jemi shumë të lumtur për familjen Demiraj. Gjatë gjithë kësaj kohe ata donin të jetonin ëndrrën amerikane në mënyrë të ligjshme dhe të sigurt”, shprehej në deklaratë Joshua Rosenkranz, një avokat i firmës që përfaqësoi familjen. Ai tha se vlerësonte vendimin për “të ndrequr një gabim të madh”.



Rasti tërheq mediat e mëdha

Rasti është tashmë në të gjitha gazetat e mëdha amerikane. Gazeta Neë York Times citon vetë shqiptarin Demiraj që banon pranë Houston-it të Teksasit, të thoshte se “ka rilindur përsëri”, pas atij që ai e quajti “një tmerr të vërtetë”.Emigranti: Dëshmitar në gjyq, për pak humbi familjen FILMI-REGJISORI-300x199Filmi që ka shokuar median amerikane dhe aktori shqiptar me vëlla të vrarë

Thuajse çdo ditë ka të paktën një shkrim nga mediat e huaja, kryesisht amerikane, për filmin e amerikanit Joshua Marston “Falja e gjakut”. Fabula e gjakmarrjes në Shqipëri vazhdon të tërheqë median. Kësaj here është Financial Times, që i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtij filmi dhe çështjes së gjakmarrjes e Kanunit në Shqipëri. Pasi vlerëson filmin, gazeta merret me gjakmarrjen.



Debati me gruan shqiptare

Gjatë një diskutimi në aktivitetin e organizuar me rastin e shfaqjes së filmit në Nju Jork, në fillim të këtij viti, një grua shqiptare u ngrit në sallë dhe tha: “Filmi sjell një panoramë të paqenë të Shqipërisë si e prapambetur dhe primitive, kur në realitet gjakmarrja është zhdukur”

Marston replikoi me të duke thënë se kishte zbuluar të kundërtën. Ai tha se kishte vizituar familje të izoluara që janë subjekt i kërcënimit për vrasje për gjak. Këto familje i thanë atij se ka shumë familje të tjera.

Marston tha se kishte pyetur një kryebashkiak në një nga qytetet e mëdha në Shqipëri se si do reagonte ndaj lajmit se një anëtar i familjes së tij kishte vrarë dikë. Pa asnjë hezitim, zyrtari i kishte thënë se do të izolonte menjëherë të gjithë meshkujt e familjes, përfshi fëmijët dhe do i siguronte ata në shtëpi.



Aktori, me vëlla të vrarë

“Fuqia e Kanunit është akoma e forte në zona të Shqipërisë” – shkruan Financial Times. Madje një nga aktorët kryesorë të filmit në fjalë, Refat Abazi, bëri që audienca në Nju Jork të heshtë kur zbuloi se vetë vëllai i tij ishte vrarë realisht për gjakmarrje. Familja e tij ishte detyruar të vendoste nëse do merrte hak mbi familjen e vrasësit. Ata vendosën kundër duke thyer një cikël vrasjesh e hakmarrjesh që mund të zgjasë me breza,” – vijon Financial Times.



I rezistoi Enverit?

Gazeta e njohur shkruan se filmi është pritur mirë në Shqipëri.“Disa shqiptarë besojnë se filmi mund të përshpejtojë zhdukjen e këtij problemi, të tjerët megjithatë, me këmbë në tokë, thonë se Kanuni i ka mbijetuar shekujve, pushimit otoman, komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës, që thoshte se e kishte zhdukur atë. Kanuni madje jeton edhe pas 20 vitesh demokraci kushtetuese. Është vështirë që një film, sado i fuqishëm, të zbusë pushtetin e Kanunit,” e mbyll shkrimin FT.



* * *



Kush ishte Lekë Dukagjini

Lekë Dukagjini thuhet se ka lindur në Velekincë në vitin 1410. Velekinca gjendet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit. Ai konsiderohet si figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut. Babai i tij Pal Dukagjini, vdiq në vitin 1446. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte zonat në veri dhe verilindje të Shkodrës. Ishte i martuar me Teodorën e Muzakajve të Beratit. Kanuni i famshëm që mban emrin e tij mendohet se është shkruar gjatë periudhës 1458-1481. Viti 1481 ishte vit ku Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës. Ky vit mendohet të jetë edhe viti i vdekjes së Lekë Dukagjinit. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij.



Gjakmarrja shqiptare në median e huaj

Fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri, ka zënë vend edhe faqet e shtypit italian. Prestigjozja italiane, “Corriere della Sera” në faqet e saj online i kushton një reportazh këtij fenomeni në vendin tonë. Me titull “Fëmijët shqiptarë, të murosur në shtëpi për t`i shpëtuar grindjeve”, “Corriere della sera” sjell protagonistë dhe personazhe të angazhuar në procesin e pajtimit të gjaqeve. Reportazhi nis me rrëfimin për dy vellezër , përkatësisht 17 dhe 15 vjeç, të cilët e kanë kaluar fëmijërinë dhe adoleshencen e tyre të ngujuar në shtëpi dhe nuk dalë prej mureve të shtëpisë as për të shkuar në shkollë. Një nga ndërmjetësuesit e pajtimit të gjaqeve, Aleksandër Kola, shprehet në reportazh se “gjatë viteve të diktaturës nuk ka patur vrasje të tilla, pas rënies së saj rastet janë shtuar”.





“Nuk është fenomen shqiptar, egziston edhe në Greqi, Itali, Turqi etj”

Eva Anne Frantz është bashkëpunëtore shkencore në Komisionin për Ballkanin në Akademinë e Shkencave të Austrisë. Në një intervistë dhënë në Gjermani ajo thotë:



Znj.Frantz, si paraqitet gjendja në trevat e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, sa i pranishëm është ky fenomen ne vendet e tjera?

Për mendimin tim shumë shpesh fenomeni i gjakmarrjes është perceptuar si një fenomen që është i pranishëm vetëm te shqiptarët. Në fakt ky fenomen ekziston edhe në trevat e tjera të Ballkanit, në disa pjesë të Greqisë, në Mal të Zi. Edhe në vende të tjera të Evropës ky fenomen është i pranishëm, në Italinë Jugore, në Korsikë apo në Turqi. Pra është një fenomen i përgjithshëm dhe jo vetëm shqiptar siç dëgjohet nganjëherë.



Cilat janë mundësitë për dalje nga ky rreth vicioz, si mund t’iu ndihmohet njerëzve të prekur nga ky fenomen?

Për mendimin tim politika duhet të angazhohet më shumë që gjakmarrja të ketë një fund. Nuk mjafton, që gjakmarrja të ndalohet si në të kaluarën por e rëndësishme është që njerëzit të kuptojnë se gjakmarrja shkakton shumë vuajtje dhe vështirësi dhe në fakt ajo nuk ka fund. Për mendimin tim për t`i dhënë fund gjakmarrjes me rëndësi është kontakti me njerëzit. Në ato zona ku gjakmarrja haset, duhet të ketë biseda intensive me njerëzit.



Rasti ‘Betaj’, bashkëshortja dhe foshnja, të rrezikuar dhe pa mbrojtje

Mund të cilësohet si një nga ngjarjet më të rënda të 20 viteve të fundit. Sepse rrethanat e sfiduan dhe e implikuan shtetin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një vrasje e nisur brenda sallës së gjyqit aty ku duhej të vendosej drejtësia, dhe e përfunduar në oborrin e tempullit të drejtësisë, gjykatës. Sigurisht që shteti do donte ta harronte. Shumë të tjerë ndoshta e kanë harruar. Por, jo gruaja dhe foshnja jetime e Endri Betaj, sipërmarrës në fushën e skrapit, vrarë brenda gjykatës së Lezhës në 14 tetor 2011.

Ngjarja pati shumë jehonë në media, por u shua shpejt dhe ecuria e hetimeve ka mbetur e errët për publikun, ndërkohë që duhej të ishte e kundërta. Dihet vetëm që kohët e fundit familja e viktimës ka bërë ankesë zyrtare për prokurorin e çështjes.

Bashkëshortja e z.Betaj, e cila pret të diplomohet në Juridik, akuzon shtetin dhe apelon në këtë intervistë për Shekullin se ndihet e rrezikuar,e pambrojtur dhe pa mundësi financiare, bashkë me foshnjen e saj që ka thuajse moshën e vdekjes së të atit. Fëmija sapo kishte lindur, kur ndodhi ajo që mediat e quajtën “masakër brenda Gjykatës së Lezhës”.



Si ndiheni sot kur kanë kaluar 8 muaj nga ngjarja?

Si ndihem… Zgjohemi dhe ngrysemi duke psherëtirë “Pse o zot” dhe “Pse o zoti shtet…”. Na dhemb zemra edhe kur qeshim. Duhet të jeni nën lëkurën time dhe të keni përpara sytë e vogëlushit tim.

Ai lodron se nuk kupton akoma, është shumë i vogël. E di edhe se ai nuk është i vetmi, se si ai ka shumë këtu në këtë vend të mallkuar. Por kjo gjë me sa shohim ne, pak rëndësi ka për shtetin , pushtetin dhe mbajtësit e tij. Për ta rëndësi ka t’u ecë mirë e veta, t’u mbushen xhepat, të kenë mirë fëmijët e tyre… Është fatkeqësi e madhe kjo e jona, por fatkeqësi më e madhe është që lindëm në një vend ku ligjin e bëjnë huliganët, në një shtet të drejtuar prej majmunësh që nuk dinë gjë tjeter veçse të përqeshin njëri -tjetrin. Për mua, ata janë vrasësit e vërtetë, kriminelë të fshehur nën kostumin e pushtetit. Meqë ma dhatë këtë mundësi, desha t’ju them me gjithë forcën e shpirtit publikisht politikanëve dhe pushtetarëve të këtij vendi: “Lus Zotin t’ju zbutet edhe juve njëherë kurrizi dhe atëherë të kuptoni se sa vuajtje ka këtu poshtë jush”.



Rrethanat e ngjarjes që ka prekur familjen tuaj, janë komentuar gjatë në media, por më pas pati heshtje. Çfarë ka ndodhur sipas jush?

Heshtja që përmendni ju, vjen nga implikimi i shtetit në këtë histori. Kjo heshtje nuk është heshtje, është tallje dhe përqeshje me mua, me vogëlushin tim, me pafuqinë tonë dhe të qindra fëmijëve të tjerë jetimë që në thelb, i ka lënë jetimë pangopësia dhe paaftësia e shtetit. Krimi u bë ditën me diell në oborrin e mbushur plot me njerëz, por sot askush nuk e di si ndodhi, kush ishte autori, sepse askush nuk ndjen sigurinë e duhur për të folur. Pse? Kuptohet pse. Sepse i pret fati i babait të vogëlushit tim. Neve na duhet të ruhemi nga plumbat ditën, kurse në darkë duhet të dëgjojmë fjalimet e bukura të politikanëve, përrallat me mbret të mbretërve të kaosit dhe korrupsionit. Le të më thonë këta burrat e shtetit, si do ta rrit unë vogëlushin tim? Si do ta rrit me frikën e hakmarrjeve dhe mungesave financiare? A mund të ndihem e mbrojtur unë në këtë shtet? Ku vritet njeriu në oborrin e gjykatës? Kë duhet të fajësojmë ne, kë? A nuk është ky një institucion që mbrohet nga shteti? Dhe e vranë pasi e kishin lidhur me pranga (qan) …. Si mundet që në një shtet, njeriu të vritet i lidhur me prangat e shtetit, që do të thotë nën mbrojtjen e tij?! Këtu duhet të ikësh me vrap nga sytë këmbët e të fshihesh. Sa më larg prej këtej.



Ju thoni që ndiheni të pambrojtur. Po ndihmë financiare a keni nga shteti?

40 mijë lekë të vjetra në muaj.. Jam e sigurt që me kaq para, një politikan harxhon vetëm për letrën higjenike të familjes së tij. Kaq i kanë dhënë djalit tim pension, pra mbështetje ekonomke që të rritet i lumtur, i gëzuar dhe plot shëndet. Sapo të nis të flasë, e para gjë që do t’i mësoj janë ato vargjet: “O si nuk kam nje grusht të fuqishëm malit që hesht mu në zemër me ja nj’esh / Ta shoh si dridhet nga grushti i paligjshëm e un t’kënaqem, t’kënaqem t’u qesh!
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Emigranti: Dëshmitar në gjyq, për pak humbi familjen Empty Re: Emigranti: Dëshmitar në gjyq, për pak humbi familjen

Sat 12 May 2012 - 20:59
ku e ka fut Diktatori Berishe vendin Emigranti: Dëshmitar në gjyq, për pak humbi familjen 2585209286 Emigranti: Dëshmitar në gjyq, për pak humbi familjen 2585209286
akoma marrin dokumente ketej prej komunizmit qe eshte ne fuqi atje Emigranti: Dëshmitar në gjyq, për pak humbi familjen 2421821043
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi