Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Terror në familjen kosovare, babai kërcënon familjen me 35 granata ofensive Empty Terror në familjen kosovare, babai kërcënon familjen me 35 granata ofensive

Sun 4 Dec 2011 - 21:29
Lipjan, 4 Dhjetor 2011 NOA - Prag tragjedie për një familje në një fshat të Lipjanit në Kosovë, ku djali është terrorizuar nga i ati i cili e dhunonte dhe madje e kërcënonte me bomba ofensive.

I riu është detyruar të kërkojë ndihmë policore e cila ka mbërritur në kohë, duke shmangur një tragjedi.

Korrespondenti i agjencisë NOA.al raporton se në orën 09.50 të paradites, në fshatin Halilaq i Vogël, Lipjan, forcat policore kanë ndërhyrë duke u futur në shtëpinë e djalit që denoncoi.

Të atit të dhunshëm që nuk kursente dajakun ndaj tij, i janë gjetur dhjetëra mjete shpërthyese.

Denoncuesi u pyet lidhur me rastin e dhunës familjare dhe ai ka treguar se ne shtëpinë e tyre, babai i tij posedon rreth 30 granata dore. Menjëherë u morën masa dhe përveç policisë së rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe forca speciale nga njësiti për deminim i Policisë së Kosovës dhe njësiti K-9.

Me autorizim te Prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë dhe ka qenë shumë e lehtë të gjendeshin 35 granata dore M-75, një thikë patentë dhe një njehsor elektrik dixhital. Policia komunikoi se është arrestuar babai i dhunshëm i cili përballet dhe me akuzën e mbajtjes pa leje të armatimit luftarak

a.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi