Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tri orë terror familjes me “kallash” në dorë Empty Tri orë terror familjes me “kallash” në dorë

Sun 9 Sep 2012 - 0:33
Tri orë terror familjes me “kallash” në dorë 8%20shtator%202012-ngjarja%20ne%20KenetasPër rreth tri orë Shijaku mbajti frymën në ankth, teksa një burrë i armatosur kërcënonte të vriste njerëzit e familjes së tij. Ai ishte i armatosur me kallashnikov dhe kërkonte të ekzekutonte me patjetër të birin, pasi djali donte të ribashkohej me gruan e tij. Dhe, sipërmarrja e burrit-baba ka qenë krejtësisht e hapur, pasi ai i telefononte të birit të kthehej në shtëpi. Policia lajmërohet nga familjarët, ndërsa në momentin që burri është parë të sillej oborrit me armë në dorë, blutë e Durrësit kanë kërkuar ndihmën e specialëve të RENEA-s, të cilët gjendeshin në rrugët e vendit prej më shumë se 12 orësh. Negociatat kanë nisur me të njohur, por kur i armatosuri ka kuptuar se e ka humbur “bastin” me veten për të vrarë të birin, ka kërcënuar policinë me vetëvrasje.

Në Kënetas

Fshati Kënetas në Komunën e Gjepalajt, në Shijak ka përjetuar në orët e para të së premtes një ankth masiv pasi në njërën nga banesat e këtij fshati një person i armatosur kërcënonte të vriste të birin. Dhe, e veçanta e këtij incidenti të paparë ndonjëherë në këtë fshat, me unitet krejt ndryshe për shumë vite, ka qenë një kërcënim me vrasje brenda familjes. Flamur Smoqi, i datëlindjes 1963, është vënë në qendrën e konfliktit familjar. Në këto kushte gruaja dhe të afërmit kanë kërkuar ndihmën e policisë për të shpëtuar jetën e të birit, Flamurit, të cilin i ati ishte parapërgatitur me kallashnikov në dorë për ta vrarë në se do t`i dilte para. Ai ka marrë armën dhe ka dalë në kopshtin e banesës së tij për të pasur fushëpamje që të qëllonte të birin e “anatemuar”. “Faji” i vetëm i djalit ishte pajtimi me gruan e ndarë. Ai kishte shkuar për të marrë gruan e vet me të cilën pas një sherri ishin divorcuar dhe kërkonte që të ribashkohej sërish. Për të çarmatosur babain e inatosur me të birin “ plangprishës”, pas telefonatave të marra, janë drejtuar me shpejtësi në vendngjarje forca të RENEA-s, blutë e Durrësit dhe të Shijakut, ku pas rreth 3 orësh bisedime dhe kontrolli nën shënjestrat e snajperëve, kanë arritur që ta bindnin që të dorëzonte armën.

Ngjarja

Policia e Durrësit dhe forcat e RENEA-s kanë parandaluar një krim brenda familjes për motive të dobëta duke arresme kallashnikov në dorë për ta vrarë në se do t`i dilte para. Ai ka marrë armën dhe ka dalë në kopshtin e banesës së tij për të pasur fushëpamje që të qëllonte të birin e “anatemuar”. “Faji” i vetëm i djalit ishte pajtimi me gruan e ndarë. Ai kishte shkuar për të marrë gruan e vet me të cilën pas një sherri ishin divorcuar dhe kërkonte që të ribashkohej sërish. Për të çarmatosur babain e inatosur me të birin “ plangprishës”, pas telefonatave të marra, janë drejtuar me shpejtësi në vendngjarje forca të RENEA-s, blutë e Durrësit dhe të Shijakut, ku pas rreth 3 orësh bisedime dhe kontrolli nën shënjestrat e snajperëve, kanë arritur që ta bindnin që të dorëzonte armën. Ngjarja Policia e Durrësit dhe forcat e RENEA-s kanë parandaluar një krim brenda familjes për motive të dobëta duke arrestuar autorin. 49 vjeçari Flamur Smoqi pasi ka kërcënuar për të vrarë djalin e tij, nëse ai do t’i afrohej banesës në të cilën jetonin, më pas ka kërcënuar se do të vriste edhe veten. Shkak për ngjarjen e rëndë, sipas policisë, është bërë gjendja e rënduar psikologjike, e shkaktuar nga ndarja e të birit me gruan e tij. Banorët e fshatit janë shprehur se shkaku i këtij sherri ka qenë martesa e djalit, i cili ishte divorcuar kohë më parë nga bashkëshortja, ndërsa dy ditë më parë kishte marrë vendimin për tu ribashkuar sërish me të. Por, këtë nuk e ka pranuar më i zoti i shtëpisë i cili është nervozuar rëndë. Pas debatit familjar të krijuar ka rrëmbyer automatikun kallashnikov të cilin thuhet se e kishte të fshehur në banesë që nga ngjarjet e vitit 1997. Pasi e ka mbushur armën me fishekë u ka deklaruar të afërmve se do ta vriste. Duke e parë në gjendje jashtë kontrolli, familjarët janë larguar me shpejtësi nga shtëpia dhe kanë lajmëruar djalin që të largohej. Ndërkohë, policia si dhe forca të shumta të RENEA-s rrethuan banesën e tij në Kënetas. Nga policia në vendngjarje mësohet se ndërsa qëndronte në oborrin e shtëpisë, Smoqi telefononte herë pas herë djalin që të afrohej në banesë për ta qëlluar. Me të kanë negociuar një polic i zonës si dhe Shefi i Krimeve te Durrësit. Pas 3 orësh negociata, 49-vjeçari i inatosur dhe i armatosur është bindur dhe ka dorëzuar armën. Me pas ai është shoqëruar për në komisariatin e Shijakut.

Mark Brunga
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Tri orë terror familjes me “kallash” në dorë Empty Re: Tri orë terror familjes me “kallash” në dorë

Sun 9 Sep 2012 - 12:46
Message reputation : 100% (1 vote)
Njerez pandergjegje, njerez te semure,, ne cfare bote jemi duke jetuar ore,kur babi vret te birin,kur biri vret baban kur nena shet femijen,, mjafte eshte duke na mbajtur dhe toka me....
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tri orë terror familjes me “kallash” në dorë Empty Re: Tri orë terror familjes me “kallash” në dorë

Sun 9 Sep 2012 - 17:37
Poshtersi ne kulm!
Sponsored content

Tri orë terror familjes me “kallash” në dorë Empty Re: Tri orë terror familjes me “kallash” në dorë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi