Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Grabitësit, terror me armë në Shkodër  Empty Grabitësit, terror me armë në Shkodër

Wed 14 Nov 2012 - 19:25
Grabitësit, terror me armë në Shkodër  Aroooo

Rikthehen grabitjet e dhunshme dhe me të plagosur, ndërkohë që rasti i radhës është regjistruar në qytetin e Shkodrës.

Pronari i një argjendarie në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë tregut të valutës, ka mbetur i plagosur mesditën e djeshme gjatë një tentative grabitjeje nga tre persona të maskuar. Nga ana tjetër, ngjarja e ndodhur në mes të një zone shumë të populluar, ka sjellë panik te kalimtarët, të cilët rrëfejnë tmerrin e përjetuar mes plumbave të shtënë nga grabitësit, teksa arratiseshin për të mos rënë në prangat e policisë.

Përleshja me tre grabitësit

Tentativa e grabitjes ka ndodhur rreth orës 15:30, në lagjen “Rus”, kur pronari i argjendarisë, Ruzhdi Caku, së bashku me të vëllain e tij, Mit’hat Caku, që është bashkëpronar, po përgatiteshin të mbyllnin dyqanin. Në këtë moment, aty kanë hyrë brenda tre persona me maska dhe me armë, të cilët i kanë kërkuar pronarit që të mos bëjë asnjë rezistencë. Pavarësisht kërcënimit, pronari dhe vëllai i tij janë përleshur fizikisht me grabitësit, të cilët po mundoheshin të merrnin sendet me vlerë në banakun e argjendarisë. Në përleshje e sipër, me qëllim që të neutralizojnë pronarët, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri disa herë, duke lënë të plagosur në këmbë pronarin Ruzhdi Caku.

Panik te kalimtarët

Ngjarja në fjalë ka shkaktuar panik dhe terror te kalimtarët dhe banorët e zonës, të cilët u kanë shpëtuar për mrekulli plumbave që grabitësit qëllonin në drejtim të argjendarisë. Vendi ku ka ndodhur tentativa e grabitjes njihet si zona e “Tregut të Rusit”, e cila nga mëngjesi deri në mesditë është zona më e populluar e qytetit. Një kalimtare e rastit, duke folur për gazetën, rrëfen: “Në fillim kujtova se janë fëmijë me pushkaliqe, por kur ktheva kokën, pashë se si kishte dalë i gjakosur te dera e dyqanit një burrë që duhej të ishte pronari. Aty kuptova se ato kishin qenë armë zjarri e jo pushkaliqe që përdorin fëmijët. Për momentin u terrorizova, nuk isha në gjendje as të ecja vetëm. U ndala, u mbështeta te një pemë. Ishte një skenë që shohim nëpër televizione. U ndjeva shumë keq dhe ende nuk e kam marrë veten”, tregon ajo për “Shqip”. Ndërsa njerëz të tjerë shprehen se vrapuan për t’i dhënë ndihmë të dëmtuarit, ndërsa të tjerë vrapuan nga frika se mos e godiste ndonjë plumb. “Gjithçka ndodhi brenda pak sekondave dhe ishte tepër e vështirë të fiksoje njerëz apo lëvizje, pasi në atë moment nuk kuptohej cilët ishin kalimtarët dhe cilët ishin grabitësit”, shprehet një 40-vjeçar, i cili ka dhënë deklaratë edhe në polici.

Shoqërimet dhe kamerat

Madje, kjo ka bërë që dhjetëra telefonata të drejtohen në sallën operative të Policisë së Shkodrës dhe disa patrulla policie kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Fillimisht policia ka kontaktuar me dy personat e dëmtuar, të cilët kanë deklaruar se dyqani ruhej me kamera sigurie, kështu që policia ka sekuestruar filmimet, me qëllim identifikimin e autorëve të saj. Gjithashtu, policia ka intervistuar njërin nga bashkëpronarët, pikërisht Mit’hat Cakun, për të mësuar më shumë në lidhje me ngjarjen, si dhe janë shoqëruar disa persona që, sipas policisë, mund të japin informacione të vlefshme në lidhje me identifikimin e autorëve. Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre gëzhoja pistolete, që sipas policisë rezultojnë të jetë zbrazur nga qitja e bërë prej grabitësve. Ndërkohë, autorët e kësaj ngjarjeje ende nuk janë identifikuar. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po kryen veprimet hetimore dhe po verifikohet nëse grabitësit kanë arritur të marrin ndonjë gjë me vlerë.

Masat e marra pas përplasjes

Policia ka ngritur postblloqe të lëvizshme kryesisht në hyrjet dhe daljet e qytetit, si dhe janë duke u shoqëruar në polici si persona të skeduar për krime të ndryshme. Sipas policisë, ata po verifikohen dhe po u merren shenjat e gishtave për t’i krahasuar me gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes. Ky është rasti i dytë brenda tre muajve që në Shkodër sulmohen argjendaritë dhe pikat e këmbimit valutor. Më 14 shtator të këtij viti, kambistit Fatmir Dautovi u tentua t’i merrej çanta me 20 milionë lekë të vjetra, por autori i ngjarjes, i cili përdorte një spraj sysh, për të dëmtuar viktimat e tij, është prangosur nga policia pak minuta pas ngjarjes, pa mundur të marrë lekët që tentoi të grabiste.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi