Vidhen 17 farmaci, grabitësit tashmë marrin ilaçet jo paratë
Mon 4 Mar 2013 - 15:30
Brenda një viti janë vjedhur 17 farmaci, e fundit para dy ditësh në kryeqytet duke e çuar në 7 numrin e farmacive të sulmuara në Tiranë.
Sipas të dhënave nga urdhëri i famacistëve, përveç Tiranës, kanë ndodhur; 4 vjedhje në Fier, 1 në Shkodër, 1 në Vlorë, 2 në Korçë dhe 2 në Durrës. Ky fenomen i çuditshëm i pa ndodhur më parë nuk ka si qëllim paratë por barnat, dhe barnat më të shtrenjta.
Arjan Jaupllari, presidenti i urdhërit të farmacistëve thotë se për fat të keq nuk ka asnjë të dyshuar kjo dhe për shkak se pak raste janë denoncuar dhe se policia ende nuk ka zbardhur asnjë ngjarje.
Frika në këtë rast, shprehet Jaupllari është abuzimi që mund të bëjnë vetë farmacistët ose individë të cilët pasi i vjedhin këto medikamente i tregëtojnë në farmaci të tjera me një çmim tjetër ose në rastin më të keq duke ia shitur pacientëve lirë dhe jashtë kontrollit.
Jaupllari i bënë thirrje organeve të policisë dhe prokurorisë të hetojnë ngjarjen ndërsa u kërkon qytetarëve të shmangin blerje sepse këto ilaçe shiten në mënyrë të paligjshme dhe mund të bëjnë një risk për shëndetitn e pacientëve.
/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi