Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Grevistët: Na morën edhe ilaçet  Empty Grevistët: Na morën edhe ilaçet

Sat 20 Oct 2012 - 12:55
Në ditën e 29 të grevës së urisë, ish të përndjekurit kanë denoncuar veprimet antiligjore të disa personave, të identifikuar prej tyre si efektivë të policisë, të cilët kanë hyrë në mbrëmje në çadrën e grevistëve dhe i kanë marrë me forcë disa medikamente dhe mjete të nevojshme për grevistët e urisë.

Pas njoftimit te bere prej grevisteve, Komisioneri i Avokatit të Popullit, Sotiraq Nushi, i bëri thirrje Qeverisë të lejoje futjen ne mjediset e greves të lëngjeve të domosdoshme, ndërsa policise i bëri thirrje të ruajë qetesinë.

“Ata më shprehën shqetësimin serioz se mbrëmë kanë hyrë disa persona civilë, që janë prezantuar si policë, por pa u identifikuar dhe u kanë hequr çajin, trisolin, kafen, sheqerin. I bëj thirrje policë të fusë lëngjet që janë jetike përjetën. Organet shtetërore duhet të reagojnë për problemet që ata kanë ngritur”, tha Nushi.

Edhe Partia Socialiste ka reaguar e shqetesuar, pas denoncimit te grevisteve per heqjen nga çadra te lengjeve dhe medikamenteve. Perfaqesuesja e opozites, Keti Bazhdari, tha se Kryeministri Berisha po drejton nje regjim te ngjashem me ate te Enver Hoxhes dhe veprimet kunder kujdesit minimal per grevistet po ndërmerren pas kërkesës për dialog së zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Filip Riker.

"Doktor Berisha e di mirë që t’u heqësh elektrolitet dhe sheqerin këtyre burrave, do të thotë t’u shkatërrosh organet vitale. Megjithatë ai ka treguar se është një dictator dhe vazhdon të sillet si i tillë. Mua që nga mosha e vogël më kujtohet një shprehje, e cila të ngjallte frikë atëherë ‘hedhim valle në gojë të ujkut’. Kështu u kundërvihet ambasadave dhe trupit diplomatik, Sali Berisha, gjoja drejtuesi i shtetit të së drejtës”, tha Bazhdari.



Grevistët: Na morën edhe ilaçet  KOLI-PA-STRISHA_tn_17
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi