Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Grevistët refuzojnë spitalin. Tre persona në gjendje të rëndë  Empty Grevistët refuzojnë spitalin. Tre persona në gjendje të rëndë

Sun 14 Oct 2012 - 8:30


Grevistët janë të vendosur të mos dalin nga greva e urisë, duke marrë përsipër ta paguajnë me çdo çmim. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të dialogojë me ta, pasi kjo grevë sipas tyre nuk është politike.

Gjendja e grevistëve të urisë është rënduar së tepërmi, por më e rënduar është situata rreth e rrotull tendës ku ata janë ngujuar. Vendimi policor për të mos lejuar asgjë brenda kësaj tende ka irrituar familjarët dhe miqtë e tyre që mbështesin këtë grevë urie.

Por vetë grevistët duke u nisur nga ky qendrim i ri i policisë ndaj tyre, kanë vendosur të mos marrin ndihmë shëndetësore në shenjë proteste.
Kanë 22 ditë në grevë urie dhe sot bëhen dy ditë pa ujë. Këta njerëz jane duke vdekur aty dhe nëse vdes një prej tyre aty, ky është një krim. U bëj thirrje qytetarëve të vijnë dhe të ngrenë zërin e tyre për këtë që po ndodh këtu", thotë ish i përndjekuri, njëkohësisht koordinator i grevës, Skënder Tufa.

Kjo grevë nisi tre të shtuna më parë dhe deri më sot është karakterizuar nga ngjarje vërtetë shokuese edhe të renda. Sipas vetë grevistëve e vetmja shpresë për zgjidhjen e situatës mbeten ndërkombëtarët, pasi qeveria ka mohuar kategorikisht të kryejë bisedime me ta.

Ndërkohë që gjendja e tre prej grevistëve është rënduar se tepërmi. Një prej grevistëve Arif Beu është larguar nga greva e urisë për arsye familjare, pasi vajza e tij është e sëmurë.
Në mbështetje të grevistëve të urisë gjatë së shtunës nga Vlora ka ardhur një grup i shoqatës së të dënuarve politikë që i bëjnë thirrje qeverisë t’i japë zgjidhje të menjëhershme.

Një sensibilizim qytetar ka kërkuar edhe Aleksandër Biberaj, i cili shprehet se në këtë gjendje të rëndë, qeveria duhet të dialogojë menjëherë.

Gjatë pasdites pati një problem me Asllan Patriotin, koordinatorin e grevës, i cili pasi dha dorëheqjen, u rikthye pas kërkesës së grevistëve.
150 ish të burgosur do i bashkohen grevës së urisë

150 ish të përndjekur politikë të qarkut të Elbasanit do t'i bashkohen të hënën grevës së urisë, e cila po zhvillohet në kryeqytet.

Ish te perndjekurit do te mbeshtesit grevistet dhe do te hyjne ne greve urie nese kerkesat e tyre do te vazhdojne te injorohen nga Qeveria. Kryetari i Shoqates se ish te Perndjekurve ne Elbasan Beshir Alla eshte shprehur i indinjuar nga indiferenca e Qeverise, kur ne rruget e kryeqytetit po digjen njerez. S

Alla kundershtoi deklaraten e Ministrise se Financave, sipas se ciles eshte marre kesti i pare i demshperblimit. Sipas Alles demshperblimin e kane marre ata te perndjekur qe kishin lidhje te ngushta me Qeverine, por jo pjesa tjeter qe e ka me shume te nevojshme. Alla akuzoi gjithashtu ekzekutivin shqiptar se ka urdheruar forcat e policise te ushtrojne dhune ndaj ish te perndjekurve greviste duke theksuar se diktatura ne Shqiperi eshte rikthyer.

Ish të burgosurit e Shkodrës në protestë

Të përndjekurit politikë në Shkodër kanë mbështetur grevën e urisë që po zhvillohet në Tiranë. Me anë të një proteste ata i kanë përcjellë ish-bashkëvuajteseve ne burgjet e komunizmit mbështetjen e tyre.

Ne sheshin 'Luigj Gurakuqi', ne qender te qytetit kane lexuar mesazhin e mbeshtetjes se greves se urise qe po zhvillohet ne Tirane. Nga qyteti me antikomunist ne diktature, ish te denuarit politike te Shkodrës jane shprehur se greva e urise nuk eshte politike, por plotesisht e drejte.

Shkodra eshte qyteti me i prekur nga regjimi komunist me numrin me te larte te te denuarve politike dhe të persekutuarve. 15 mije familje u persekutuan gjate rregjimit komunist, 3 mije familje te internuara, 2 mije e 846 te burgosur poltikë dhe 601 te pushkatuar.

Shoqata e te Perndjekurve Politike ne Shkodër shprehen se se shpejti do te organizojne nje proteste masive ne mbrojtje te te drejtave qe i takojne ish-te denuarve politikë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi