Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kalaja e Tepelenës në gjendje të rëndë Empty Kalaja e Tepelenës në gjendje të rëndë

Mon 15 Aug 2011 - 14:49
Kalaja e Tepelenës, një monument kulture i kategorisë së parë, është në pikën e saj më kritike dhe rrezikon të shembet nëse autoritetet nuk do të ndërhyjnë.Dy plasaritje në murin lindor dhe perëndimor të saj, sipas specialistëve, janë aq serioze saqë mund të sjellin rrënimin përfundimtar të kalasë rreth 200-vjeçare. Kalaja është e lidhur ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës, i cili e ndërtoi atë në vitin 1819, siç shkruhet edhe në një prej hyrjeve kryesore që njihet si Porta e Vezirit.Por, vitet e kanë lënë në harresë kalanë dhe natyra, bashkë me njerëzit, e kanë dëmtuar rëndë kalanë. Brenda kalasë banojnë më shumë se 80 familje, pjesa më e madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.Kësaj i shtohen edhe lokalet që janë ndërtuar brenda në kala, e cila nuk i ka shpëtuar dot as ndërhyrjeve brutale me beton dhe duralumin.“Kalaja është shkatërruar nga dy faktorë: faktorët natyrorë dhe dora e njeriut. Ka pesë vjet që kjo kala nuk është restauruar. Ka çarje shumë të mëdha në pjesën lindore dhe veriore”, u shpreh Fatmir Meçi, drejtor i Qendrës kulturore të Tepelenës.Përveç dëmtimit në strukturën e saj, kalaja prej shumë vjetësh ka qenë e rrethuar nga plehrat, largimi i të cilave ka qenë një nga punët e para të kryebashkiakut të ri të Tepelenës. Por, i vetëdijshëm se kjo nuk mjafton, Peçi kërkon ndihmën e donatorëve dhe të qeverisë për rikonstruksionin emergjent të Kalasë së Tepelenës.
“I bëj thirrje Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të gjithë donatorëve që të tregojnë kujdes të veçantë për restaurimin dhe mirëmbajtjen e kalasë”, deklaroi Tërmet Peçi, kryetari i bashkisë Tepelenë.
Specialistët thonë se nëse kjo thirrje nuk do të dëgjohet, brenda pak vitesh kalaja e Ali Pashës në Tepelenë, nuk do të ekzistojë më.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi