Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë Empty Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë

Mon 30 Jul 2012 - 22:31
Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë B_250_200_16777215_00___images_Kronika_foshnja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku babai e ka hedhur foshnjën nga dritarja e maternitetit.

Incidenti tragjik ka ndodhur sot rreth orës 21:00 në maternitetin "Koço Gliozheni", ku foshnja e sapolindur është hedhur nga kati i katërt dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia konfirmoi se autori i ngjarjes së rëndë është babai i fëmijës, i identifikuar si Hysen Biba, dhe policia tashmë ka arritur ta kapë atë në afërsi të rrugës së Elbasanit. Prindërit e fëmijës janë një çift nga Burreli, Luljeta dhe Hysen Biba, ku ky i fundit, i ati i foshnjës vuante nga depresioni.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e rendit. Një makinë e policisë së kryeqytetit u vendos përballë hyrjes së spitalit, momentalisht mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes. /E.Lata/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë Empty Re: Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë

Mon 30 Jul 2012 - 22:53
Foshnja cfare gjinie kishte? Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë 2585209286

Jo per gje por edhe kur thone se preferojne bebe meshkuj e jo femra na kundershtojne disa disa e thone se jam e prapambetur...direkt personi vuan nga depresioni tani do thone se eshte edhe me te meta mendore po le Rolling Eyes njerez te krisur
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë Empty Re: Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë

Mon 30 Jul 2012 - 22:54
babi esht zen me te emen dhe nga depersioni e ka hedhur...s'besoj se hynte gjinia ketu se femija kishte 2 qe kishte lind...
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë Empty Re: Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë

Mon 30 Jul 2012 - 22:56
Sapo u dha ne lajme...foshnja nderoi jet
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë Empty Re: Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë

Mon 30 Jul 2012 - 23:02
Silvana shkruajti:babi esht zen me te emen dhe nga depersioni e ka hedhur...s'besoj se hynte gjinia ketu se femija kishte 2 qe kishte lind...

E theksova thjeshte per te shikuar mos eshte nje shkak edhe ky pasi nga nje reportazh dhene nga mjeket u tha edhe kjo gje qe permenda me siper...Nuk e shpika vete

Ne paqe u prehte shpirti i vogelushes/it Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë 871866720
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë Empty Re: Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë

Tue 31 Jul 2012 - 12:58

Nikoleta Kovaçi

Tiranë- “Kapeni. Ai që po ikën me makinë është im shoq dhe më ka tretur fëmijën”. Kjo ka qenë ulërima e nënës së re që nga ballkoni i katit të katërt të maternitetit “Koço Glozheni”, ka lajmëruar për aktin e rëndë të babait të fëmijës së saj. Gruaja që kishte vetëm tri ditë që kishte lindur e ka patur të pamundur të lëviz më tej, ndërsa ata pak mjekë dhe infermiere që kanë dëgjuar të thirrurat janë ngritur për të kuptuar çfarë ndodhi. Bindja ka ardhur vetëm kur në dhomë nuk është gjendur bebja e sapo lindur. Atëherë ka nisur kërkimi për fëmijën, ndërsa babai i tij kishte marrë automjetin dhe ishte zhdukur. Fëmija u gjend në shesh pushimin e katit të dytë pas disa minutash kërkime. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën, por kërkimet për babain që ka flakur fëmijën kanë vijuar për më shumë se dy orë.

Ngjarja sipas policisë

Policia e Tiranës bën me dije se rreth orës 21.10 minuta është vërtetuar se shtetasi Hysen Biba nga Kukësi ka hedhur nga kati i 4 i maternitetit “Koço Glozheni” fëmijën e tij. Foshnja ishte treditëshe dhe nëna e tij mësohet se e ka lindur me lindje cezariane, ndërsa bashkëshorti i saj dhe babai i fëmijës pretendohet, sipas të dhënave të spitalit, që është shfaqur krejt i qetë në vizitat pranë të sapolindurit. Pas aktit të rëndë, Biba është larguar me automjetin e tij, të cilin e ka patur të parkuar në rrugën para spitalit. Policia e vënë në dijeni nga punonjësit e sigurisë, ka mundësuar bllokimin e të gjitha daljeve të Tiranës, me postblloqe të panumërta. Policia saktësoi mbrëmë se rrethimi i parë i autorit është bërë mes qytetit studenti dhe shkollës “Flabina”, por 35-vjeçari Biba ka mundur të dalë prej atij rrethimi. Mos marrja saktësisht e targës së automjetit ka bërë që autori të largohet nga zona e Kinostudios, në drejtim të Paskuqanit dhe më pas ka kaluar në Kamëz. Mirëpo itinerari i gjatë i arratisjes të tij ka favorizuar policinë për të marrë të gjithë të dhënat mbi personin dhe automjetin me të cilin lëvizte. Eshtë ndaluar në Kamëz nga blutë e komisariatit nr 5, ndërsa i është dorëzuar sektorit të hetimit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Dëshmia: Foshnjën e gjetëm pas 10 minutash

“U sollëm për rreth 10 minuta rreth e rrotull godinës së spitalit, me idenë që fëmija ishte hedhur në tokë. Pasi nuk e gjetëm, dyshuam se mos e ëma nuk ishte në gjendje të mirë, pasi, nuk e di pse, por mu duk se ai person u largua krejt i qetë te makina e vet”. Kështu rrëfen një nga mjekët që ka marrë pjesë në kërkimin për gjetjen e fëmijës së flakur nga kati i katërt. “Ishte shumë e vështirë të gjendej, pasi hedhja ishte bërë thuajse në shtrirje tangente dhe ishte larg nga dritarja e dhomës së nënës që e kishte lindur. Por, fakti që u ngrit gjithë spitali në këmbë dhe nisen të na ndihmonin edhe familjarë dhe njerëz të tjerë që gjendeshin në spital, thuajse nuk mbeti asnjë vend pa kërkuar. E gjetëm në tarracën e katit të dytë, i mbështjellë me pak rroba, por këmbët në momentin që e gjetëm ishin të zgjidhura dhe të pambrojtura nga rrobat. Gjithashtu edhe duart. Por, di që e kemi gjetur të gjallë dhe mjeku pediatër në momentin që e mori premtoi se do të luftonte ta mbante në jetë”. Sipas dëshmitarit që flet për gazetën, babai i fëmijës në momentin që ka dalë nga dera kryesore e spitalit nuk e ka kthyer kokën pas edhe pse dëgjonte që bashkëshortja e tij ulërinte me të madhe në katin e katërt.

Hetimi

Policia është fokusuar në dy pista në të cilat ka nisur hetimet e menjëhershme për ngjarjen e rëndë. Referuar dëshmisë së dy palëve të prindërve të vajzës, edhe të djalit, është krijuar edhe dyshimi i parë që Hysen Biba vuan nga depresioni, si një nga shkaqet kryesore të aktit kriminal. Ndërkohë dyshimet bien edhe mbi ndonjë konflikt të mundshëm mes dy prindërve, por sipas policisë së Komsiariatit nr 1. saktësohet se gjendja thuajse “shok-u” e nënës së fëmijës ka bërë të pamundur të hidhet dritë mbi shkakun dhe ndonjë grindjeje mes tyre. Policia ka mbledhur dëshmitë, jo vetëm të pjesëtarëve të dy familjeve, por edhe të personelit dhe drejtuesve të Spitalit, për të mësuar më shumë mbi Hysen Bibën, 35 vjeçarin, që ka flakur fëmijën.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë Empty Re: Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë

Thu 2 Aug 2012 - 13:53
Po ate psikopat pse nuk e hodhi kush nga dritarja mo!!!

Shkalloi cmenduria!!!
Sponsored content

Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë Empty Re: Babai e hedh foshnjën nga dritarja e maternitetit, fëmija në gjendje të rëndë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi