Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Arrestohet babai që hodhi të birin nga kati i katërt i maternitetit Empty Arrestohet babai që hodhi të birin nga kati i katërt i maternitetit

Tue 31 Jul 2012 - 11:38
Arrestohet babai që hodhi të birin nga kati i katërt i maternitetit Materniteti-300x283Me gjithë përpjekjet e mjekëve, foshnja që u hodh nga kati i katërt i maternitetit në Tiranë, nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra dhe i mbylli sytë përgjithmonë.

Ky vogëlush që kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur në jetë u hodh nga dritarja e maternitetit nga vetë babai i tij.

Shtetasi Hysen Biba, pas një sherri me bashkëshorten e tij lehonë, ka rrëmbyer foshnjen dhe e ka hedhur nga dritarja.

Më pas është larguar me automjetin e tij, por është arrestuar nga policia rreth dy orë më vonë në Kamëz. Për arrestimin e autorit të këtij akti barbar ka ndihmuar edhe vëllai i tij.

Nëna fatkeqe e vogëlushit ndodhet në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe është nën kontrollin e mjekëve.

(lajmi i mëparshëm)

Një ngjarje e paprecedent ka tronditur mbrëmjen e sotme maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet. Një person i sapo bërë prind, ka hedhur nga dritarja e katit të katërt e maternitetit foshnjen e porsalindur dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje, arriti të identifikojë babanë e foshnjes, i cili është shpallur person në kërkim.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që e shtynë këtë prind të ndërmarrë një veprim kriminal. Foshnja është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët po bëjnë përpjekje të mëdha për ta mbajtur në jetë. /alb-observer.com/
Ylli
Ylli
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 49
<b>Postime</b> Postime : 752
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia, Sporti
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ferizaj - Kosovë
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/06/2012

Arrestohet babai që hodhi të birin nga kati i katërt i maternitetit Empty Re: Arrestohet babai që hodhi të birin nga kati i katërt i maternitetit

Tue 31 Jul 2012 - 13:50
Shpresoj qe ky monstrum te marre denimin maksimal te mundshem per vrasje me paramendim....
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arrestohet babai që hodhi të birin nga kati i katërt i maternitetit Empty Re: Arrestohet babai që hodhi të birin nga kati i katërt i maternitetit

Tue 31 Jul 2012 - 21:00
Qe nga titulli nis gabim , duhet te ish "monstra" e jo babai . Arrestohet babai që hodhi të birin nga kati i katërt i maternitetit 3035961162
Sponsored content

Arrestohet babai që hodhi të birin nga kati i katërt i maternitetit Empty Re: Arrestohet babai që hodhi të birin nga kati i katërt i maternitetit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi