- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Grevistët: Do hedhim shortin e vdekjes
Thu 18 Oct 2012 - 10:38
Grevistët e urisë në ditën e 26-të kanë paralajmëruar sakrifikimin e një tjetri prej tyre nëse qeveria nuk do të marrë masë për t’u ulur në tryezën e negociatave me ta. E kjo sic theksoi grevisti Afrim Biturku jo në shenjë presioni ndaj qeverisë por krenarie dhe respekti ndaj vetëvetes dhe klasës që përfaqësojnë.
“Kam një letër me gropë, që mund të quhet një vetëvrasje apo një gjest edhe më barbar se vetëvrasja apo vetëdjegia. Kam edhe shtatë letra të tjera pa gropë. Kjo mund të ngeli zoti Kryeministër vetëm një, por mund të jenë edhe shtatë përnjëheresh. Ky nuk është presion është moral, krenari, është një thirrje për të gjithë ata politikanë, për të gjithë ato shtete europiane ku ligji ka qënë është dhe do të jetë dhe funksionon më së miri”, tha
Koordinatori i grevës Skënder Tufa paralajmëroi zhvendosjen e grevës në një tjetër zonë nëse policia do të ndërhyjë për nxjerrjen e tyre.
“Jemi duke marrë në konsideratë mundësinë e zhvendosjes së çadrave tona në ambientet pranë ambasadës amerikane. Ky vendim ka si qëllim të vetëm sigurinë tonë, pasi përballemi me presione dhe kërcënime të panumërta. Ambasadori Arvizu është miku ynë më i madh, por kemi të qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të ndërhyjnë në punët e shtetit shqiptar dhe nuk mund të kemi një zgjidhje prej tyre. E vetmja gjë që mund të bëjë SHBA, është të përkrahë grevën tonë në pipëkamjen njerëzore dhe atë të të drejtave të njeriut”, tha Tufa.
Situatë të mërkurën u acarua edhe më shumë pasi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë policisë kryeqytetase në padinë për grevën, duke vendosur shpërndarjen e kësaj greve urie për arsye sigurie.
Policia shprehet se duke u bazuar edhe në ligjin për tubimet, do të ekzekutojë vendimin e gjykatës, sapo ta marrë atë në rrugë zyrtare.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi