Personeli i tragetit të verbrës shqiptare: Do të hedhim në det bashkë me qenin
Fri 23 Aug 2013 - 20:54
Fakti që ajo ishte verbër nuk ka thënë gjë për personelin e një trageti italian, i cili ka fyer shqiptaren që lëvizte me qen. Vajza shqiptare, studente në Itali, Kedrit Shalari, 24 vjeç është përballur me një sjellje diskriminuese dhe kërcënuese për shkak se ajo ishte e verbët dhe e pa mbrojtur.
Studentja nga mungesa e shikimit është e detyruar të lëvizë me një qen. Ajo ka tentuar të futet në restorantin e një trageti, me të cilin udhëtonte prej datës 16 gusht, me por nuk është lejuar nga personeli, sepse mbante me vete një qen. Ajo është detyruar për më shumë se një orë të rri jashtë ambienteve ku ishte nisur dhe është kërcënuar: “Ose dil jashtë, ose të hodhëm në det ty e qenin”, ka thënë njëri prej personelit të restorantit.
Kedrit Shalari, si gjithnjë e shoqëruar nga qeni, është paraqitur në stacionin e karabinierëve në Racale të provincës së Leçes dhe ka paditur shoqërinë e lundrimeve “European Ferries”. Nënkryetari i Bashkimit italian të Personave të Verbër, Giuseppe Terranova, e ka quajtur incidentin një episod të tmerrshëm dhe shkelje të të drejtave njerëzore.
Ndërsa në lidhje me një tjetër shtetas shqiptar, i cili po deportohej dy ditë më parë nga Italia drejt Shqipërisë, dhe u hodh në det kur ishte nisur trageti, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij, por ende nuk është gjetur asnjë shenjë.
Mediet italiane kanë shkuar dje për vajzën shqiptare. Ajo është nga qyteti i Gjirokastrës dhe prej 10 vitesh jeton dhe studion në Itali, pa familjen e saj.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Personeli i tragetit të verbrës shqiptare: Do të hedhim në det bashkë me qenin
Fri 23 Aug 2013 - 22:14
"Kur mungon tigri hedhin valle majmunat"...
I mungon ushtria Shqiperise qe te shikojne te hedhin valle mire keta majmuna...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi