Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Greqi, vidhen paratë e pasaportave biometrike në ambasadën shqiptare Empty Greqi, vidhen paratë e pasaportave biometrike në ambasadën shqiptare

Mon 12 Mar 2012 - 19:13
ATHINE - Një vjedhje ka ndodhur gjatë natës në ambasadën shqiptare në Athinë.

Lajmi konfirmohet nga vetë ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, i cili tha për News 24 se "gjatë natës së kaluar, persona ende të paidentifikuar nga policia, kanë kapërcyer murin rrethues, kanë hyrë në territorin e ambasadës dhe kanë vjedhur një sasi parash, që ndodheshin në 2 bankomate brenda ndërtesës, pa prekur asgjë tjetër".

Sipas ambasadorit, bëhet fjalë për paratë e mbledhura nga emigrantët shqiptarë, që kanë aplikuar për pasaporta biometrike. Dervishi nuk dha një shifër të saktë të parave që mungojnë, por sipas tij, ishte "një sasi e konsiderueshme".

Ambasadori shqiptar në Athinë theksoi se "me këtë akt është cënuar territori i Republikës së Shqipërisë" dhe denoncoi faktin që "ambasada jonë në Athinë prej kohësh nuk ruhet nga forca të policisë greke", gjë që këtë herë e ka lehtësuar veprimtarinë e vjedhësve.

Denoncimi për vjedhjen është kryer në policinë greke dhe priten rezultatet e hetimit.

(News24/Balkanweb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi