Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ministria e Brendshme: 500 pasaporta biometrike shqiptare janë falsifikuar Empty Ministria e Brendshme: 500 pasaporta biometrike shqiptare janë falsifikuar

Wed 5 Oct 2011 - 13:53
Ministria e Brendshme: 500 pasaporta biometrike shqiptare janë falsifikuar Pasaport_biometrike
Ministria e Brendshme e Shqipërisë deklaroi se ka evidentuar 500 raste të manipulimit të sistemit të prodhimit të kartave të identitet dhe pasaportave. Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Armand Teliti, në një raportim në komisionin parlamentar të sigurisë. Ai ka vlerësuar se këto raste nuk cënojnë të gjithë sistemin, që ka prodhuar deri tani rreth 2.9 milionë karta identiteti dhe rreth 2 milionë pasaporta.
Më poshtë raportimi i telitit në Komisionin parlamentar

Gazmend Oketa: “Sa raste të tilla ka pasur në përqindje?”

Armand Teliti: “Rreth 500 raste i kemi në hetim në këtë moment. Ndërkohë që kemi të prodhuara 2.9 milionë karta identitetit të prodhuara dhe po të bëjmë një pjestim tëkësaj del që 0.0016 % të shifrës çka do të thotë që është një shifër tërësisht e papërfillshme dhe normale në çdo sistem”.

Diskutimi i marrëveshjes për mirëmbajtjen e sistemit kompjuterik të gjendjes civile, edhe për tre vjet të tjera nga një firmë austriake hapi një debat tjetër në komision. Për deputetët e opozitës të dhënat e gjendjes civile keqpërdorën nga politika, ndërkohë Armand Teliti hodhi poshte këto pretendime.

Armand Teliti: “Ne nuk i kemi numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë si pjesë të regjistrit”.

Gazmir Bizhga: “Ato të dhëna kanë dalë pikërisht nga regjistri i shtetasve shqiptarë, se vërtetë kompanitë celulare mund të kenë numrat dhe emrat, por nuk kanë datëlindjet e shtetasve”.

Armand Teliti: “Nuk ka asnjë dyshim që sistemi ynë është një nga më të mirët”.

Komisioni i sigurisë miratoi marrëveshjen, vetëm me votat e maxhorancës ndërsa përfaqësuesit e opozitës abstenuan. Rinovimi i kontratës për mirëmbajtjen e sistemit të të dhënave të gjendjes civile do t’i kushtojë shtetit rreth 500 mijë euro.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi