Pasaporta biometrike kosovare kushton 4-here me lire se ajo shqiptare
Fri 4 Nov 2011 - 13:57
Kosova filloi dy ditë më parë shpërndarjen e 1.3 milionë pasaportave biometrike, për të cilat ka paguar te një kompani austriake vetëm 14 milionë euro, ose më pak se 11 euro për pasaportë, ndërkohë që shqiptarët paguajnë aktualisht rreth 50 euro për pasaportë, falë një koncesioni që qeveria shqiptare e dha në vitin 2007.
Në total, deri tani, pasaportat biometrike i kanë kushtuar 2 milionë shqiptarëve që janë pajisur me to 100 milionë euro, ndërkohë që kartat e identitetit i kanë kushtuar edhe rreth 30 milionë euro të tjera. Nuk ka ndonjë shpjegim bindës për diferencën kaq drastike në çmimin e shitjes të të njëjtit produkt, por dihet se tenderi i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike në Shqipëri u përfol për manipulime kur ai i krye në vitin 2008.
Kosova me tender
Në qershor të këtij viti, Kosova ftoi kompanitë ndërkombëtare të interesuara për prodhimin e pasaportave biometrike të Kosovës, pasaporta që, njësoj si Shqipëria, duhet të përmbushin kriteret e Bashkimit Europian. Një kompani austriake e fitoi tenderin duke kërkuar vetëm 14 milionë euro për prodhimin e 1,3 milionë pasaportave në tre vitet e ardhshme. Ndërkohë, kosovarët do të paguajnë 30 euro për marrjen e një pasaporte, ku përfshihet pagesa për kompaninë prodhuese si dhe për shërbimin e grumbullimit të aplikimeve dhe shpërndarjes së pasaportave, të cilat do të kryhen nga qeveria e Kosovës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi