Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Franca “kërcënon” azilkërkuesit kosovarë Empty Franca “kërcënon” azilkërkuesit kosovarë

Sat 20 Dec 2014 - 19:06
Franca “kërcënon” azilkërkuesit kosovarë U105ubananeja240
Si duket fluksi i madh i kosovarëve që po orientohet drejt shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian, ka bërë që shumë shtete edhe të humbin durimin e tyre.
Një lexues i “Zëri-t”, ka dërguar disa foto në e-mail të redaksisë ku ka treguar se në një qytet të Francës, shihet se autoritetet e këtij shteti kanë vendosur që ti kthejnë për në Kosovë mbi 30 kosovarë që ishin të vendosur në këtë vend.
Sipas këtij lexuesi autoritetet franceze i kanë kërkuar këtyre të rinjve që ta lëshojnë këtë objekt në mënyrë që të vendosen azilkërkues të tjerë ose në të kundërtën do të kthehen prej nga kanë ardhur.
“ Në këtë objekt që po e shikoni ( Foyer) zyra e azilit kishte vendosur disa azilkërkues që kishin ardhur vet nga Kosova kryesisht të rinj, për të kërkuar azil në Francë ,por pasi në Francë kanë arritur edhe shumë kosovarë me familje atyre edhe pse është ftohtë dhe jemi në muajin dhjetor u është kërkuar që t’a lëshojnë këtë objekt dhe në këtë objekt të vendosen azilkërkues të tjerë me familje. Për ndryshe nëse nuk e bëni një gjë të tillë, ne do t’ju kthejmë të gjithëve në Kosovë, kanë thënë autoritetet e kësaj zyre”, tregon ky lexues, shkruan “Zëri”.
Sipas tij, në mbrojtje të këtyre azilkërkuesve kosovarë kanë dalë edhe shoqata të ndryshme.
“ Në mbrojtje të këtyre azilkërkuesve siç po i shihni në foto, kanë ardhur edhe disa persona nga një organizatë franceze dhe Kryqi i Kuq francez me një pankartë “Explozion Non”, që në shqip do të thotë “ Jo Dëbim”. Në këtë objekt ( frëngjisht “Foyer”) janë të vendosur 30 djem të rinj që kanë ardhur nga Kosova këtë muaj për të kërkuar azil në Francë”, tregon tutje ky lexues.
Sipas këtij lexuesi, shteti Francez azilkërkuesve në muaj ua jep nga 320 euro si social si dhe i mbulon të gjitha shërbimet mjekësore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi