Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kosova në listën e zezë të BE-së për azilkërkuesit Empty Kosova në listën e zezë të BE-së për azilkërkuesit

Mon 20 Aug 2012 - 13:48
Kosova në listën e zezë të BE-së për azilkërkuesit LevizjaRepublika e Kosovës edhe një herë hyri në listën e “zezë” të Bashkimit Evropian për numrin e lartë të azilkërkueseve, madje u radhit në mesin e shteteve si Siria, Iraku, Irani, Afganistani, Serbia, Rusia, Pakistani, etj. Azilkërkuesit nuk po i dëgjojnë thirrjet institucionale se azil-kërkimi është armiku me i madh i liberalizimit të vizave.

“Gjatë muajit qershor të këtij viti, në shtetin gjerman azil kanë kërkuar 156 persona, ndërkohë që në muajin korrik këtë e kanë bërë 152 të tjerë. Por, nëse shikohen të dhënat e këtij enti për shtatë muajt e parë të këtij viti, situata del të jetë edhe më keq. Nga janari i këtij viti deri në korrik, vetëm në Gjermani azil kanë kërkuar 856 shtetas të Kosovës”, thuhet në raportin e Entit Federal për Migracion të Gjermanisë, ka raportuar gazeta Express.

Përveç Gjermanisë, numri më i madh i azilkërkuesve nga Kosova është përqendruar edhe në Francë e Belgjikë. Franca, ndërkaq, është shteti i vetëm që pranon azil nga Kosova, madje vetëm gjatë vitit të kaluar, ajo ka pranuar 720 nga 910 aplikues për azil.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi