Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Bota Kosova Shqipëria Maqedonia Aktuale Lajme Sporti Ekonomia Opinione Kronikë e Zezë Intervista Ku Empty Bota Kosova Shqipëria Maqedonia Aktuale Lajme Sporti Ekonomia Opinione Kronikë e Zezë Intervista Ku

Sun 25 Mar 2012 - 21:35
Themelohet katedra e albaologjisë në Budapest
Themelohet katedra e albaologjisë në Budapest me drejtuese porf. dr. Etleva Lala. Aktivitete te shumta me rastin e vizites se kryeministrist shqiptar dr. Berisha ne Budapest
Një ndër metropolet më të bukur, më atraktive dhe më hierënde europiane, Budapesti, kryeqyteti i Hungarisë, me Danubin blu mes për mes që ndan Budën dhe Pestin, por që me urat e shumta ka gjetur mënyrën të bashkojë tradicionalen e bashkëkohoren, foli e frymoi shqip për tri ditë më radhë: në sheshe shpesh dëgjohej shqip, radiot transmetonin muzikë shqipe, nëpër rrugë të zinte syri flamuj shqiptarë, e mediat jepnin vazhdimisht lajme për delegacionin shqiptar në Hungari e për vizitat e shumta që kryheshin në nivelet më të larta të mundshme institucionale.
Është e hëna e parë pas disa ditë pushimi e celebrimi të festës kombëtare të 15 marsit, festë kjo që përkujton revolucionin dhe luftën e hungarezëve për pavarësi nga perandoria Austro-hungareze që filloi në vitin 1848. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, që erdhi në Budapest jo vetëm për të përkujtuar 90-vjetorin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike midis Hungarisë dhe Shqipërisë, por edhe për të thelluar marrëdhëniet miqësore midis këtyre dy vendeve, që kanë eksperienca mjaft të ngjashme në historinë e ekzistencës së tyre si shtete, u prit në mënyrë të jashtëzakonshme në Hungari, gjë që u reflektua në të gjithë atmosferën e këtyre ditëve.
Sheshi Koshut Lajos (Kosuth Lajos ter) përpara ndërtesës së famshme të parlamentit hungarez, ku kryeministri hungarez Orban priti homologun e tij shqiptar Berishën ishte shndërruar në një vend-parade të mrekullueshme, pasi prezenca e gardës së nderit ka krijuar me uniformat ceremoniale me kolorit të fortë një atmosferë shumë madhështore. Është pranverë dhe turistët e shumtë që vizitojnë në këtë kohë Budapestin, për të shijuar mrekullitë arkitekturore ku ndërthuret lashtësia me modernen, sigurisht që gjenden edhe në sheshin Koshut Lajos në kohën e parakalimit të kryministrave dhe shtërngimit të duarve. Për një çast të gjithë ndalen të çuditur e të çoroditur për të parë kolonën e gjatë të makinave të shoqëruara me dhjetra motorrë me flamuj shqiptarë e hungarezë. Janë mbi njëmijë vetë në momentin e kësaj ceremonie. Kamerat e tyre përpiqen të fiksojnë sa më shumë nga këto pamje jo të zakonshme, dhe dashje pa dashje ceremonia shndërrohet në një spektakël drithërues për zemrat e shqiptarëve, që ndihen në qendër të vëmendjes.
Sheshi i Heronjve (Hösök tér), një nga sheshet më të bukura të Budapestit, shesh simbol i Hungarise, gjallëron gjithashtu nga turma njerëzish, ku më shumë bien në sy të rinjtë shqiptarë që jetojnë e studiojnë në Hungari, sepse ata mbajnë në duar flamuj shqiptarë. Kryeministri Berisha, vendos kurorë te Monumenti i Lirisë në shenjë respekti e nderimi. Flamujt shqiptarë valëviten jo vetëm në duart e njerëzve, por edhe në lartësi në Sheshin e Heronjve, te sheshi Koshut Lajos para ndërtesës së parlamentit, te Ura e Luanëve, Bazilika, te Deak ter, etj.
Për të plotësuar kuadrin e 90-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-hungareze, kompozitori shqiptar Aleksander Peçi, bëhet protagonisti kryesor i radiove hungareze gjatë këtyre ditëve, sidomos i radios Klasik dhe Bartok. Muzika e filmit ‘Skënderbeu’ sikur do t’u kujtojë hungarezëve historinë e largët të luftërave të përbashkëta kundër turqve, ku Skënderbeu dhe Janos Huniadi e konsideronin njëri-tjetrin më shumë se aleatë. Komentet e vazhdueshme që e ndërpresin këtë muzikë herë pas here, sikur duan t’u kujtojnë hungarezëve të përbashkëtat që këto dy kombe kanë pasur gjatë historisë së tyre. Si në mesjetë, në kohën e Skendërbeut, apo më vonë me Gazulin, Bastën, e duke ardhur deri te Ismail Qemali, Nëna Mbretëreshë, ndryshe e quajtur edhe si “Trëndafili i Bardhë Hungarez”, komunizmi, gjuha dhe kultura unike që kanë këta dy popuj e që shpesh i bën të jenë automatikisht të ndryshëm nga të tjerët, të gjitha këto eksperienca pozitive e negative i bëjnë hungarezët të ndihen afër shqiptarëve emocionalisht.
Rizbulimi i Shqipërisë nëpërmjet delegacionit shqiptar ishte një ndër arritjet më të mëdha të tij. Nuk mbahet mend kur mediat hungareze kanë folur kaq mirë për Shqipërinë. Lajmet që vinin nga Shqipëria në mediat hungareze ishin vetëm me rastin e katastrofave dhe ksenofobia kishte filluar të zinte vendin e kulturës. Marrëveshjet e bashkëpunimit dhe e bashkërenditjes të punëve të nënshkruara gjatë këtyre ditëve nga delegacioni shqiptar frymëzuan shumë institucione për t’u bërë bartës të hulumtimit dhe pasqyrimit të kulturës së popullit shqiptar në Hungari. Dokumente arkivore që prej nëntëdhjetë vjetësh e deri në ditët e sotme, që rendisnin ngjarjet diplomatike dhe shtetërore, u nxorrën nga pluhurat e Arkivave të dy Ministrive të Punëve të Jashtme, për t’u kujtuar përfaqësuesve të këtyre institucioneve se kjo që po bënin, d.m.th, marrëdhëniet e bashkëpunimit, kishin tashmë një traditë të gjatë.
Nuk ka rastisur që në Budapest të ketë shpesh ekspozita me dokumente origjinale nga Shqipëria. Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Budapest ishte kujdesur që me dokumente burimore, të rralla dhe tepër të veçanta te pasqyronte vazhdimësinë nëntëdhjetë-vjeçare të marrëdhënieve diplomatike të vendosura në marsin e largët të vitit 1922. Stendat që janë të vendosura në ambientet e MPJ hungareze prezantojnë kredencialet e para nga viti 1922, që mbajnë firma origjinale të zverdhura nga koha. Pastaj të renditura sipas viteve janë emrat e përfaqësuesve zyrtarë, diplomatëve të këtyre viteve. Secili emër në vete përbën një histori, një copë jetë të këtyre marrëdhënieve ndërshtetërore të pandërprera asnjëherë deri me sot. Duket edhe më hijerëndë kjo ekspozitë, kur shikon tërë trupin diplomatik të akredituar në Budapest, që me kureshtje ndjek vargimin e ngjarjeve të diplomacisë shqiptare dhe hungareze, jo për pak kohë, por për nëntëdhjetë vite të plota. Të pranishëm gjenden ish ambasadorë e staf ambasadash, albanologë të moshuar e të rinj hungarezë të cilët debatojnë e rikujtojnë momente e ngjarje të viteve të shkuara, kush me seriozitet e kush me një ton të lehtë humori. Sa shumë që kemi nevojë për gjëra të tilla Në mënyrë të veçantë ndihmuan për hapjen e kësaj ekspozite Arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Hungarisë, Arkivi i Shtetit Shqiptar, Biblioteka Kombëtare e Tiranës, Arkivi i Familjes Mbretërore, Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, që drejtohet nga zoti Shpëtim Sala, ish-ambasadorë dhe diplomatë të Republikës së Shqipërisë në Budapest e të Hungarisë në Tirane etj. Të gjithë këto institucione e individë kontribuan me dokumenta arkivore, artikuj, botime letrare, revista, fotografi, objekte të posaçme etj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi