Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tirana mbledh 80 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia Empty Tirana mbledh 80 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Sun 16 Oct 2011 - 1:54
Tirana mbledh 80 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia 10panairi_2_librit2007Në Pallatin e Kongreseve sot përfundon Panairi i 14-të i librit “Tirana 2011″, ku lexuesit patën mundësi të njihen me botimet shqiptare të vitit të fundit. Gjithashtu ai është edhe vendtakimi më i rëndësishëm dhe më i madh i autorëve dhe shtëpive botuese nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, ku flitet e shkruhet shqip.

Në panair morën pjesë rreth 80 shtëpi botuese të cilat patën stendën e tyre në Panairin e 14-të të Librit. Një pjesëmarrje e gjerë kjo që, sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, nuk është mbyllur dhe ku pritet të vijnë akoma më shumë deri në fund të muajit tetor. Një numër në rritje ky i shtëpive botuese pjesëmarrëse në panairin e Tiranës, krahasuar me një vit më parë.

Një numër në rritje është shënuar këtë vit sidomos nga Kosova dhe Maqedonia.

“Janë regjistruar deri tani rreth 80 shtëpi botuese, institucione, shoqata etj., të cilat patën stendën e tyre të librit në panair. Është një numër në rritje krahasuar me një vit më parë. Këtë vit kemi një pjesëmarrje të gjere sidomos nga Kosova, që përfaqësohet përmes Shoqatës së Botuesve të Kosovës, të cilët patën një stendë të madhe në panair, ku u ekspozuan librat nga shtëpitë botuese ‘Rilindja’, ‘Konica’, ‘Koha’, ‘Zëri’ etj. Pjesëmarrësit nga Kosova këtë vit janë në numër më shumë sesa një vit më parë. Gjithashtu në stendat e panairit patëm edhe botime që vijnë nga Maqedonia. Një stendë e veçantë (që i është siguruar falas) në këtë panair i është rezervuar projektit ‘Traduki’ ” – tha kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri. Por përveç shtëpive botuese nuk munguan as institucionet apo stendat e Universiteteve të ndryshme të cilat i publikuan botimet e tyre në këtë panair.

“Patëm larmi në këtë panair. Patëm botime nga Instituti ‘Gëte’, Instituti Italian i Kulturës dhe nga Universitete të ndryshme që reklamuan botimet e tyre. Ka një pjesëmarrje shumë të gjerë këtë vit, sepse edhe ne kemi punuar që të kemi sa më shumë botime të reja në këtë panair” – shtoi kryetari Ymeri. Ashtu si çdo vit, Panairit të 14-të të Librit nuk i munguan as çmimet “Autori i vitit”, “Përkthyesi i vitit”, “Libri më i mirë për fëmijë” etj.

Për herë të parë Panairi i Librit u çel në vitin 1998 dhe që nga ajo kohë ai është mbajtur çdo vit në Tiranë dhe, siç thotë kryetari Ymeri, ai është i hapur për të pritur të gjitha shtëpitë botuese.

Panairi “Tirana 2011″, që mbërriti në edicionin e tij të 14-të, është ngjarja më e madhe kulturore e librit që zhvillohet prej 13 vitesh nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Këtë vit ai u mbajt nga data 9-13 nëntor. Qëllimi kryesor i panairit mbetet padyshim takimi i lexuesit me botimet shqiptare të vitit të fundit, por gjithashtu ai është dhe vendtakimi më i rëndësishëm dhe më i madh i autorëve dhe shtëpive botuese nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, ku flitet e shkruhet shqip.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi