- ArbnorKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 218
Hobi : Muzika
Vendndodhja : Diku...
Anetaresuar : 28/03/2011
Kosova e Maqedonia nënshkruan tri marrëveshje
Sat 9 Apr 2011 - 16:20
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Mihajlo Manevski, nënshkruan tri marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Marrëveshjet që u nënshkruan janë: marrëveshja për ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe bashkëpunim gjyqësor në çështje penale. Ministri Hajredin Kuçi ka thënë se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka rëndësi të madhe, si për Kosovën, ashtu edhe për Maqedoninë. “Është një hap shume i mirë në fushën e bashkëpunimit të dy vendeve. Ka vullnet të mirë ndërmjet dy qeverive, por edhe dy ministrive, për bashkëpunim të plotë dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë me bashkëpunimin e mëtejmë. Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë kanë orientime të njëjta për anëtarësim në Bashkimin Evropian, andaj këto marrëveshje ndihmojnë që vendet tona të kenë sistem të përafërt të drejtësisë”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se ka besim që këto marrëveshje do të shfrytëzohen mirë nga gjykatat dhe prokuroritë e dy vendeve. Edhe ministri Mihajlo Manevski, nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për dy vendet.
- Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje për kufijtë
- Tirana mbledh 80 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia
- Bota Kosova Shqipëria Maqedonia Aktuale Lajme Sporti Ekonomia Opinione Kronikë e Zezë Intervista Ku
- Maqedonia e Madhe, brenda hartës edhe Shqipëria, edhe Kosova
- Ish-drejtori i Barcelonës, nënshkruan për City-n
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi