Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ish-drejtori i Barcelonës, nënshkruan për City-n Empty Ish-drejtori i Barcelonës, nënshkruan për City-n

Tue 30 Oct 2012 - 17:15
Ish-drejtori i Barcelonës, nënshkruan për City-n Txiki_Begiristain_173982o

Txiki Beguiristain, i konsideruar si njëriu më i afërt i Pepp Guardiola në kohën kur ky i fundit drejtonte Barcelonën, nis zyrtarisht aventurën e tij në Angli si drejtor sportiv i Manchester City.

Beguiristain u prezantua ditën e hënë nga skuadra e sheikëve, ndërsa më parë për ta nënshkroi Ferran Soriano në postin e drejtorit të përgjithshëm, të njëjtin post që mbante më parë tek skuadra katalanase.

Me të drejtë lëvizja e këtyre dy figurave kryesore të Barcelonës, ka ngjallur zërat se në janar është radha e Pepp Guardiola-s për t’u ulur në stol ku do të zëvendësonte Roberto Mancini-n, nisur edhe nga rezultatet e dobta të skuadrës në Ligën e Kampioneve ku thuajse është e eleminuar.

Vetë Pepp ka kërkuar që të paktën deri në janar të qendrojë në pushim total, për të shqyrtuar më pas ofertat. Mes tyre përflitet edhe një interesim i Milanit. Presidenti Berlusconi shprehet i dashuruar me “tiki-takan” e Guardiola-s, që tek Barca e ngriti me yje si Messi, Iniesta, Xavi & Co. Por nuk mungojnë zërat për një kalim në Gjermani.

Mediat spanjolle thonë se Pepp ka nisur të mësojë gjuhën gjermane dhe po përgatitet për të marrë drejtimin e Bayern-it. Interesim u përfol edhe nga Interi, por nisur nga rezultatet pozitive të trajnerit Stramaconi dhe ecuria e mirë e skuadrës zikaltër kohët e fundit, vështirë t’i mbushë mendjen Moratti-t të sakrifikojë miliona për të sjellë në Milano “gurunë” Guardiola.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi