Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ofendon Zonjën e Parë të Francës, humbet punën Empty Ofendon Zonjën e Parë të Francës, humbet punën

Sun 13 May 2012 - 1:47
Një mesazh paksa vulgar që ironizonte Zonjën e Parë të Francës i ka kushtuar vendin e punës një gazetari.Pierre Salviac, një gazetar 65-vjeçar i stacionit radiofonik RTL, ditën e parë pas fitores së Francois Hollande ka shpërndarë një mesazh në Tuiter, nëpërmjet të cilit ftonte të gjitha koleget franceze të shkonin në krevat me personazhe të suksesshme të politikës, duke marrë shembull nga Valerie Trierweiler, ish-redaktore e politikës dhe e dashura e presidentit të ri francez.Mesazhi ka shkaktuar menjëherë kritika në rrjet, çka ka sjellë shkarkimin e Salviac vetëm pak orë pas postimit.Pavarësisht se autori ka kërkuar falje, mesazhi është konsideruar shumë fyes nga pjesa më e madhe e opinionit publik në Francë.
Duke përdorur një gjuhë më të moderuar se ajo e autorit, mesazhi është “U them të gjitha kolegeve të mia, bëni seks që t’ju hyjë në punë. Mund të keni shansin ta shihni veten zonjë e parë e Francës”.


Pierre Salviac

Mes komenteve që kanë pasuar ka qenë edhe reagimi i vetë drejtorit të RTL, Jacques Esnoux, i cili ka shkruar: Mesazhi yt është absolutisht i patolerueshëm. Gjej në të një diskriminim gjinor vulgar e të patolerueshëm.



Precedentët

Falja e kërkuar nga ana e gazetarit e ka qetësuar disi situatën, por të shumtë kanë qenë ata që kanë sjellë në vëmendje rastet e mëparshme kur ai ka përdorur Tuiterin për të ofenduar.

Në janar, ai pati në shënjestër homoseksualët në një nga mesazhet e tij, ku komentonte në mënyrë vulgare sondazhin që i nxirrte 63 % të francezëve pro martesave gei.

Komenti homofob i Salviac shkaktoi reagimin e Federatës Sportive të Homoseksualëve francezë, e cila u kërkoi autoriteteve që t’i hiqnin teserën e gazetarit. Salviac ia hodhi në atë rast, por nuk pati të njëjtin fat kësaj here. / G.N.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi