Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Udhëtimet e shpeshta shkaktarë të shtimit në peshë Empty Udhëtimet e shpeshta shkaktarë të shtimit në peshë

Mon 14 May 2012 - 17:04
Personat që udhëtojnë pjesën më të madhe të kohës janë mjaft të rrezikuar për të shtuar në peshë.Njerëzit të cilët udhëtojnë shumë kilometra për të vajtur në punë, janë më tepër të rrezikuar nga mbipesha krahasuar me personat të cilët nuk udhëtojnë.Në këtë përfundim ka arritur Christine Hoehner, studiuesja që udhëhoqi kërkimin e bërë nga Universiteti i Uashingtonit dhe që është publikuar në një gazetë amerikane për mjekësinë.“Kjo mund të lidhet me faktin që nuk je shumë i lirë për të vepruar ose lidhet me faktin që njerëzit që rrinë ulur më gjatë djegin më pak kalori”, është shprehur Christine. Për të nxjerrë në pah efektet shëndetësore të udhëtimeve, studiuesja së bashku me kolegët e saj kanë marrë në shqyrtim afërsisht 4.300 udhëtarë vajtje-ardhje në rrugën Dallas-Fort Worth dhe Austin Texas.
Ata zbuluan se sa më shumë njerëzit udhëtonin apo ngisnin makinën, aq më pak ata ushtroheshin. Studimet e mëparshme kanë treguar se qëndrimi për një kohë të gjatë ulur rrit riskun për sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerogjene duke shkaktuar vdekje të hershme.
“Mesazhi im për personat që e kanë punën shumë larg nga shtëpia dhe që kanë një punë zyre është që të gjejnë më tepër kohë për ushtrime fizike”, ka thënë studiuesja Hoehner duke shtuar se duhet të jenë vetë kompanitë ato që duhet të inkurajojnë pushimet aktive.
Studimi ka treguar se personat që udhëtojnë ditë për ditë janë më të ekspozuar ndaj trafikut të rënduar i cili bëhet burim i stresit kronik dhe rrit presionin e gjakut. Shoqëruar me nivelin e ulët të ushtrimeve fizike, kjo lidhet drejtpërdrejt me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe disa lloje sëmundjesh kancerogjene.
Ndërsa një studim i bërë në 2011-ën në Suedi ka arritur në përfundimet se personat që udhëtojnë me makinë apo që përdorin transportin publik paraqesin më tepër stres, lodhje dhe humbasin ditën e punës krahasuar me ata që ecin në këmbë apo përdorin biçikletën për të shkuar në punë.
“Për shkak të rrezikut ndaj shëndetit që paraqet udhëtimi me mjete automobilistike, duhet të përpiqemi që të bëjmë më tepër aktivitete fizike dhe më tepër ushtrime”, ka përfunduar Christine Houhner.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi