Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Simpson, 4 milionë dollarë nga shtatzënia Empty Simpson, 4 milionë dollarë nga shtatzënia

Tue 15 May 2012 - 9:58
Simpson, 4 milionë dollarë nga shtatzënia Simpson


Të famshmit dinë mirë si të përfitojnë të holla edhe kur bëhet fjalë për jetën e tyre private. Është këngëtarja Jessica Simpson e cila ka ndjekur rrugën e shumë personazheve të tjerë të famshëm në botë që ka zgjedhur të përfitojë nga lindja e fëmijës së saj Maxwell Drew Johnson.

Ajo ka zgjedhur të shesë fotografitë e foshnjës së saj dhe është revista "People" që raportohet t'i ketë blerë ato për 800.000 dollarë. Por përfitimet e saj nuk përfundojnë këtu. Pas lindjes, një telash i madh për femrat është humbja e peshës, e kur të famshmet sjellin në jetë fëmijë, ato nxitojnë të gjejnë mënyrat më efikase për t'u rikthyer në formë perfekte.

Këtë gjë është duke e kërkuar edhe Simpson e cila ka marrë shumë kilogramë gjatë shtatzënisë. Këngëtaren Simpson po e pret nënshkrimi i një kontrate me vlerë prej tre milionë dollarësh me kompaninë “Weight Watchers” për të promovuar mënyrën e tyre të humbjes së kilogramëve të shtuar gjatë shtatzënisë.

Me një llogari fare të thjeshtë, në pak javë prej kohës kur solli në jetë fëmijën e saj, përfitimet e Simpson-it janë shtuar me 4 milionë dollarë, por deri më tani ama.

Ka ndër të famshmit që kanë përfituar edhe më tepër nga shitja e fotografive. Duket se këtë rekord e mban këngëtarja Jennifer Lopez e cila në vitin 2008 pranoi ofertën 6 milionë dollarëshe dhe shiti imazhet e binjakëve të saj.

Krejt ndryshe ka zgjedhur të veprojë Beyonce e cila fotografitë e vajzës së saj Blue Ivy zgjodhi t'i postojë në profilet e saj në rrjetet sociale duke ju drejtuar fansave direkt se kjo ishte dhurata e saj për ta dhe mbështetjen e tyre, çka do të thotë se edhe mediave nuk ju është dashur të paguajnë asnjë kacidhe për të blerë imazhet e fëmijës së parë të çiftit Beyonce-Jay Z.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi