Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Olsi dhe Noçja: Domi e ulët, ajo nuk i bëhet as komshiut Empty Olsi dhe Noçja: Domi e ulët, ajo nuk i bëhet as komshiut

Sat 7 Aug 2010 - 16:43
Ata duket se do të mbeten çifti historik i “Big Brother”… Ndonëse ky që sapo mbaroi ishte edicioni i tretë i këtij realit- show, çifti i edicionit të parë, vijon t’i rezistojë kohës edhe sot. Kërkuam të zbulonim sekretin e historisë së tyre kaq të gjatë dhe Noçja u shpreh se “kur ekziston dashuria në një marrëdhënie, ajo mund të jetë e pafundme. Veç kësaj, mirëkuptimi dhe sinqeriteti që kemi karshi njëri-tjetrit na kanë lidhur edhe më shumë”. Po si e shikojnë ata të dy lidhjen e dështuar të Seldit dhe Domenikës? Për më tepër, cili është komenti i tyre në lidhje me deklaratën e Domit? E para që kontaktuam ishte Noçja, e cila u shpreh se “veprimi i Domit m’u duk i ulët. Ndonëse e vë në dyshim që deklarata e saj është e vërtetë ose jo, edhe sikur të jetë, në rast se ai i ka hapur zemrën, ajo nuk ishte nevoja të vinte tellallin. Dukej qartë që ai e donte shumë Domin, dhe ajo përderisa vijoi të bashkëjetonte edhe pas ‘BB3′ mund ta ketë dashur, por nuk mund bësh deklarata të tilla.

Mund të ndaheshin në qetësi dhe s’kishte pse të prishte jetën e tij”, – përfundon Noçja. Ndërkaq Olsi thotë: “Ajo që bëri Domi, nuk i bëhet një komshiu, e jo më një njeriu që deri pak ditë më parë ke ndarë shtratin. Në fakt, unë nuk është se prisja ndonjë gjë të madhe nga ata të dy si çift, pasi vëreja prej kohësh diçka që nuk shkonte tek ata të dy. Po të ishte kaq shumë e dashuruar, nuk bënte të tilla deklarata, dhe s’mendoj se ka vend për melodrama të tipit ‘jam e zhgënjyer’. Mund të them se me atë deklaratë Domi tregoi fare qartë që nuk e ka dashur ndonjëherë Seldin”, – përfundon Olsi. G.Shqiptare
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi