Ndahen Olsi dhe Olta Gixhari
Mon 22 Aug 2011 - 13:20
Kronikë dashurie e një ndarjeje të paralajmëruar kjo e Olsi Mingomataj të “Big Brother 1” dhe aktores durrsake, Olta Gixhari.
Një lidhje që nisi si një flirt romantik në “Dancing with the stars”, shumë shpejt do të kthehej në një lidhje të vërtetë mes dy personazheve publikë, ai i përfolur për aventurat e tij me femrat dhe ajo për natyrën e saj kapricioze, që e shfaqi edhe në garën e kërcimit në “DWS”, në javët e show-t në ekranin e “Vizion Plus”.
Por duket se pas pak muajsh lidhje të bërë publike edhe në faqet e shtypit rozë, ata kanë vendosur t’i japin fund. Por, kësaj here, me sa duket arsyeja e ndarjes nuk kanë qenë dredhitë e Olsit me ndonjë femër tjetër, siç ka ndodhur gjithmonë në lidhjet e tij të mëparshme me femrat, por ka qenë Olta, e cila duket se për aq kohë sa kaluan bashkë me Olsin, ia solli pak mendjen vërdallë. Kjo, për faktin se Olta ndihej pak më superiore se ai në këtë rast dhe madje mes miqsh e kishte pohuar hapur se nuk kishte asnjë plan për ta bërë lidhjen serioze me Olsin, pasi i pëlqente thjesht të argëtohej dhe të kalonte momente të bukura me të, si djalë qejfi që është, sidomos në frekuentimin e jetës së natës.
Dhe Olsi, i cili tashmë menaxhon dhe clubin e tij “Tokyo” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, natyrisht që me tipin e tij prej mashkulli të lirë i përshtatej natyrës së Oltës, po ashtu moskokëçarëse dhe e lirë. As njëri, as tjetri nuk kanë komentuar për ndarjen, ndoshta për faktin se mund t’i lënë hapësirë njëri-tjetrit për rikthim, por gjithsesi ka qenë një kërkesë, që Olsi i ka bërë aktores për ta bërë lidhjen serioze me martesë, që asaj nuk i ka pëlqyer aspak.
Miq të tyre të përbashkët kanë vënë re mungesën e Oltës në bar “Tokyo” prej disa ditësh, ndërkohë që mësohet që ta ketë pohuar vetë dhe Olsi se lidhja e tij me aktoren ka marrë fund. Gjithsesi, ndoshta dhe vetë Olsi mund të jetë lodhur nga arroganca e Oltës, tekat e saj dhe mungesa e taktit. Ia ka mbledhur Olsit për herë të parë ndoshta në gjithë eksperiencat e tij. I mësuar ndryshe, si një mashkull që (sidomos pas famës që mori në “Big Brother 1”) u bë dhe i pëlqyer nga femrat, me Oltën i ndodhi diçka ndryshe. Ajo u shfaq dominante në çift, duke e detyruar Olsin të mos bënte më numra me femra të tjera. Edhe në momente grindjesh dhe mosmarrëveshjesh të vogla, siç ndodh rëndom në lidhjen e një çifti të dashuruarish, ajo nuk ia kursente fyerjet në publik apo në prani të miqve të tyre të përbashkët. Megjithatë, duket se Olsit i pëlqejnë femrat e zhurmshme, pasi e plotësojnë për tipin e tij të qetë që nuk preferon të konfliktohet.
Gjithsesi, ne presim nga vetë ata të na tregojnë arsyen e vërtetë të ndarjes. Në listën e lidhjeve të Olsit është e sigurt që Olta ishte vajza të cilën ai ia prezantoi familjes dhe që hynte në shtëpinë e tij si një nuse shtëpie.

- Olta Gixhari: Nuk ishte momenti i duhur per eliminimin tim
- Olta Gixhari :Do doja fitoren e Petrovcit ose Agnesës
- Olta Gixhari: Kam pasion, punoj per te arritur me shume!
- Olsi dhe Noçja: Domi e ulët, ajo nuk i bëhet as komshiut
- Intervistë ekskluzive me dr. Olsi Jazexhiu: " Të mos e trajtojmë Islamin si ideologji e cila nxit lu
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi